Arrestohen disa efektivë policie të Rinasit, lejuan kalim të paligjshëm kufiri

October 25, 2015 19:51

Arrestohen disa efektivë policie të Rinasit, lejuan kalim të paligjshëm kufiri

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Njësia Task-Force, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për disa punonjës të Policisë Kufitare të Rinasit, të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar gjatë ditës së dielë nga ana e forcave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA).

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për këta shtetas në muajin Prill 2015, në bazë të një informacioni operativ të SHÇBA.

Sipas këtij informacioni, disa kontrollorë dhe përgjegjësi i tyre, kanë lejuar kalimin tranzit në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit pesë shtetas turq, me kombësi kurde, të cilët më pas janë larguar në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian për azil.

Shtetasit turq ishin pajisur me “ftesa formale” nga ana e disa qytetarëve shqiptarë për të vizituar Shqipërinë për turizëm. Por, në fakt, këto “ftesa zyrtare” ishin të fallsifikuara nga ana e disa kontrollorëve të policisë kufitare të Rinasit.

 

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, janë faktuar, si më poshtë:

* Isa B., N/Komisar, përgjegjës Turni, 20 raste të lejimit të kalimit kufitar në kundërshtim me ligjin

* Evjon M., kontrollor, 11 raste të lejimit të kalimit kufitar në kundërshtim me ligjin

* Migena Q., kontrollore, 5 raste të lejimit të kalimit kufitar në kundërshtim me ligjin

* Florida M., kontrollore, 6 raste të lejimit të kalimit kufitar në kundërshtim me ligjin

 

October 25, 2015 19:51
Komento

1 Koment

  1. Hurma Arabie. October 25, 21:40

    Keshtu eshte kur fut edhe kurvica ne Policine e Shtetit, se meshkujt kane kohe qe jane bashkepunetor i trafiqeve te njerezve, te droges dhe te mishit te bardhe (kurvave).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*