Arrestohen dy agjentë sekretë në Meksikë për arratisjen e “El Chapo”

September 8, 2015 10:05

Arrestohen dy agjentë sekretë në Meksikë për arratisjen e “El Chapo”

Dy agjentë të shërbimeve sekrete janë arrestuar në Meksikë, në vazhdën e arrestimeve lidhur me arratisjen nga burgu 11 korrikun e kaluar të bosit të drogës, Joaquin Guzman.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një gjyqtar në Meksikë ka akuzuar zyrtarisht dy agjentët sekretë që punonin në burgun e sigurisë së lartë ku ndodhej dhe Guzman.

Bashkë me ta, dy punonjës të tjerë të burgut kanë përfunduar nën akuzën se kanë ndihmuar “El Chapo” në arratisjen e tij.

Javën e kaluar, arratisja e narko-bosit mori një kthesë tjetër, pasi, me dashje apo jo, i biri postoi në rrjetet sociale një foto në një lokal të Kosta Rikës, ku dyshohet se është edhe Guzman.

Edhe pse fytyra e tij nuk shihet mirë, hetuesit, bazuar tek mustaqet e tij, janë të bindur se bëhet fjalë për trafikantin.

Për më tepër, poshtë fotos shfaqej një diçiturë e shkruar nga vetë djali i bosit e që dukej si një lloj ftese për policinë meksikane: “Në gusht këtu, e dini se me kë jam”.

September 8, 2015 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*