Arrestohen dy autorët e dyshuar të atentatit ndaj shqiptarit

July 27, 2019 23:45

Arrestohen dy autorët e dyshuar të atentatit ndaj shqiptarit

Policia greke ka arrestuar dy autorët e dyshuar të atentatit të 34-vjeçarit shqiptar në Mikonos.

Ashtu siç Dita raportoi një ditë më parë, shqiptari jetonte në Mikonos që në vitin 2015, kur la burgun pasi u dënua për përfshirje në trafikun e drogës.

34 vjeçari është ndjekur me motor nga dy persona të armatosur dhe me skafandra në kokë, dhe është qëlluar.

Mediat greke bëjnë me dije se policia ka arritur të vërë në pranga një 56- vjeçar dhe një 21- vjeçar si të dyshuar  për atentatin.

Gjatë kontrollit të arrestuarve iu gjet edhe një sasi kanabisi.

Dyshohet se tentaviat për të vrarë shqiptarin kanë lidhje me aferat e prishura të drogës.

e.ll./dita

July 27, 2019 23:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*