Arrestohen dy doganierë ne Kapshticë, akuzohen për shpërdorim detyre

July 20, 2015 09:24

Arrestohen dy doganierë ne Kapshticë, akuzohen për shpërdorim detyre

Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme kanë arrestuar ditën e sotme dy doganierë të Kapshticës, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Ata janë Inspektor Niko Xhezahiri dhe Inspektore Jonisa  Kaso. Gjithashtu, është arrestuar edhe Xhoni Muhamer Meka, për veprën penale të kontrabande.

Më tej theksohet se SHÇBA ishte vënë në dijeni se shtetasi nga qyteti i Bilishtit Xhoni Meka në mënyrë të vazhdueshme ushtronte veprimtarinë e  kundraligjëshme të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.

Ky shtetas i merrte stekat me cigare në Duty­Free­Shop në pikën doganore në anën greke të  kufirit dhe i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore.

Më pas këto mallra i fuste në bagazhin e mjetit të tij, tip “Benz Mercedez” me  targa AA 237 GH dhe i tregtonte në lokale të ndryshme në qytetin e Bilishtit.

July 20, 2015 09:24
Komento

4 Komente

  1. perkthyesi July 20, 10:39

    Me siguri kane qene te LSI!

    Reply to this comment
  2. metlaj July 20, 12:37

    e vjen keq per shtimin e burgjeve me njerzit e koruptuare por ketu kem te bejme me njerze te emeruar te cilet o jane emeruar jashte kritereve ose personatqe i emerojne marin ryshfete dhe s mbajne asnje pergjegjesi kjo ka aritur der ne sfera te larta po sqe se nuk ka pergjegjesi dhe rkomanduesi kjo pune nuk zgjidhet konsumatoret jane me te kapshem se kontrabanditesit dhe keta ti tregojne personat qe ikan blere si dhe ndekje rritmike e shitjeve me hyrjet nxjer fenomenin se oshilacioni i konsumit eshte i paperfillshem

    Reply to this comment
  3. blushi ka vertetesi July 20, 12:46

    mbas dy vjet pune
    mbas dy vjet mosrealizim te ardhurash
    u kapen dy shkeles se kufirit
    “diversant”
    dy padogane ligjore
    te vene me konkurs
    te dupit te harritos
    te vene si miltant,
    si kudo vetem hajna dolen
    me keq se ata qe nuk i votuam
    se vodhen sa nuk u ngopen
    pra kontrolloni
    atje ku nuk ka shifra me tregues
    atje vidhet, vihen njerez per te vjedhur

    Reply to this comment
  4. info-analitike July 20, 14:59

    Vetem peshkaqenja e madhe Spiropali ia hodhi paq burgut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*