Arrestohen dy persona, shitën disa herë 24-vjeçaren në Maqedoni

December 24, 2015 13:56

Arrestohen dy persona, shitën disa herë 24-vjeçaren në Maqedoni

Dy persona përfunduan në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë rrëmbyer forcërisht një vajzë me qëllim trafikimi.

Policia bëri me dije se ka arrestuar shtetasit Urim Qazimaj, 23 vjeç, banues në fshatin Pojan-Korçë, si dhe Mersin Myrtollari, 50 vjeç, banues në fshatin Porodinë-Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje në fshatin Dobranj-Devoll, kanë rrëmbyer forcërisht, për qëllim fitimi nga banesa e saj, shtetasen V.Sh, 24 vjeç.

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi Urim Qazimaj, e ka shitur disa herë 24 vjeçaren në Maqedoni, në persona të ndryshëm, në këmbim të përfitimit material prej tyre (shumës prej 400 Euro). Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish, që të kalonte së bashku me 24 vjeçaren, në shtetin maqedonas.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer ne bashkëpunim. /Dita/

December 24, 2015 13:56
Komento

1 Koment

  1. Shqiptar December 25, 05:44

    Qe ata jane plehra kjo nuk diskutohet por dhe qe ju gazetaret jeni kokrra e idioteve nuk e luan as topi.ata e kane shitur disa here por kesaj radhe qe u kapen ishte mare me foce?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*