Arrestohen dy serbë në Kosovë, dyshohen si spiunë

July 11, 2019 16:28

Arrestohen dy serbë në Kosovë, dyshohen si spiunë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë nën dyshimet për “spiunim”. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë të mërkurën, në pikën kufitare te Dheut i Bardhë. “Arrestimi është bërë gjatë kontrollit të një automjeti e tipit “Ford Galaxy”, të cilin e drejtonte personi i dyshuar mashkull/serb (i lindur në vitin 1959) dhe së bashku me të, si pasagjer ndodhej edhe personi tjetër, po ashtu i dyshuar, mashkull/serb (i lindur ne vitin 1978)”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Hoxha.

Ai më tej shpjegon se pas vlerësimit të informacioneve dhe dokumenteve të gjetura tek personat e dyshuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe “pas konsultimeve të nevojshme dy të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre është inicuar rasti si “spiunazh” konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në paraburgim. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.

l.h/ dita

July 11, 2019 16:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?

  • JO (72%, 890 Votes)
  • PO (28%, 338 Votes)

Total Voters: 1,228