Arrestohen dy turq në Rinas, ishin me pasaporta të falsifikuara

April 16, 2016 21:08

Arrestohen dy turq në Rinas, ishin me pasaporta të falsifikuara

Policia kufitare e RInasit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas turq, pasi u kapën me dokumente false. Sipas policisë në pranga janë vënë 65-vjeçari Recep Cahit Dogan si dhe 33-vjeçarja Ozden Gur të cilët siç kanë deklaruar kishin lidhje miqësore me njëri-tjetrin.

Pas ekzaminimit, pasaporta ka rezultuar me gjeneralitete të falsifikuara. 33-vjeçarja në dëshminë e saj në komisariatin e Rinasit ka deklaruar se pasaportën e kishte blerë 3 mijë dollarë nga një e njohura e saj me emrin S. të cilën e ka njohur kur ka vuajtur vetë dënimin me burg në vitin 2010 për “Vjedhje” dhe “Plagosje”.

Ndërsa 65-vjeccari ka deklaruar se e ka ndihmuar 33-vjeccaren për të udhëtuar në Shqipëri duke shtuar se në momentin e ndalimit nga policia ai ka thënë se ajo ishte asistentja e saj. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale  “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit“, parashikuar nga  neni 298 i Kodit Penal, ndërsa ndaj Ozden Gur u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal  “ Fallsifikimi i pasaportave , vizave apo letërnjoftimeve” .

April 16, 2016 21:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*