Arrestohen katër kokat e krimit dhe mbaron historia!!!

October 4, 2017 14:17

Arrestohen katër kokat e krimit dhe mbaron historia!!!

 

Natyrisht që zoti Lu,

qe një fat i madh për ne,

sepse flet çdo ditë këtu,

po nuk thotë asgjë të re!

 

Sepse luftën kundër Mafies,

e ka nisur përsëmbari,

skenarin e ka të gatshëm,

tamam pas filmit:”Kumbari!”

 

Zoti Lu e di tamam,

krimin e organizuar,

modeli amerikan,

këtu është implementuar!

 

Janë vetëm katër Familje,

pa to s’lëviz as një mizë,

po ti Llallës dot s’ja thua,

se Llallës i ke vënë vizë!

 

Për neve-njerëzit e thjeshtë,

shumë normale është frika,

gjersa Kryeprokurorin,

s’e dëshiron Amerika!

 

Sherret midis të mëdhenjve,

janë festë e madhe për krimin,

kur jashtë loje ke nxjerrë Llallën,

kush do ta bëjë reformimin?!

 

Kundra krimit-këtë vjeshtë,

duket se filloi Epoka,

puna qënka fort e thjeshtë,

janë vetëm katër koka!

 

Janë vetëm katër koka,

po prapë nuk na del hesapi,

kur ke kundra prokurorin,

kush vallë kokat do t’i kapi?!

 

Zoti Lu e ka staturën,

flet pa frikë dhe pa ndrojtje,

por kur keq u ndesh me Llallën,

Llalla shpejt u mor në mbrojtje!

 

Reforma në Drejtësi,

akoma nuk ka filluar,

dhe drejtësia tani,

është fare e bllokuar!

 

Zoti Lu na e tha prapë,

dhe hapi të njëjtin sherr,

se policia i kap,

po gjykata prapë i nxjerr!

 

Në formën më ordinere,

policia sot sulmohet,

kur nga gjithë ata që kap,

vetëm Një në Dhjetë dënohet?!

 

Dhe nga Luja-policia,

quhet partner i besuar,

pjesa tjetër-drejtësia,

është krejt e korruptuar!

 

Ndaj dhe në para të pista,

peshkaqënët po notojnë,

edh sot kundër “vetingut”,

me çdo formë rezistojnë!

 

Politika na shurdhoi,

na mbyti kakofonia,

misioni i opozitës:

“Të bllokohet drejtësia!”

 

Kuptohet-dhe maxhorancës,

nuk po i venë punët vaj,

do kuptohet për pak muaj,

kush ka pasur vërtet faj!

A. Duka

October 4, 2017 14:17
Komento

5 Komente

  1. plepat dhe budallenjte behen te gjate October 4, 15:21

    Ata kater nuk jane as kembet.
    Kater kokat jane sale, rama, basha, meta.

    Reply to this comment
    • shqipe October 5, 05:54

      O Plepi…
      Meta eshte balena,salehi dhe basha,ritvani,mediu jane peshkaqenet… Rames i vi anes… se sa ka Rama tru ne b… Ata s’kane ne koke…

      Reply to this comment
  2. MH October 4, 16:24

    Rrezistenca kunder Vettingut.Si kanaqet kunder zhurmuesve.

    Reply to this comment
  3. Skrapalliu October 4, 19:38

    Jam plotësisht dakord me ty Plepa ata 4 janë por po i shtoj edhe Fatosin

    Reply to this comment
  4. katarakti October 4, 20:32

    Ky Rama psikopati kurre nuk ka folur hapur dhe qarte. Ndofta se e ka mendjen te turbulluar nga droga. Si nuk ka thene deri me sot se kush e pengon ne punene e tij? Se perse nuk i shkarkon Dhallen, Vishon dhe kompani. Perse i ka lene ne funksione te larta, te gjithe njerezit e Berishes?! Ky palla kur i thonin para 4 vjetesh te hiqte nga puna militantet e PD-se, siç hoqi PD-ja nga puna te gjithe socialistet e ndershem, kercente perpjete sikur e kafshonte gjarperi. Per mua pergjigja eshte e thjeshte: Rama eshte nje demokrat qe ka hyre si diversant ne Partine Socialiste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*