Arrestohen katër personat që trafikuan një vajzë në Greqi për prostitucion

July 30, 2015 08:36

Arrestohen katër personat që trafikuan një vajzë në Greqi për prostitucion

Sektori Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “DIVA”, ku ka vene ne pranga 4 shtetas dhe ka shpallur ne kerkim dy te tjere te cilet benin pjese e nje grupi kriminal qe shfrytezonin per prostitucion nje shtetase ne ishujt e Greqise.

“Nga hetimi i kësaj çështje është dokumentuar se në datë 23.05.2015 duke përfituar nga gjendja shoqërore e viktimës, shtetases A.F, shtetasi Rrahman Sufa në bashkëpunim me shtetasit Anduel Kodra, Endri Rustem, B.D, Amaris Kodra dhe E.F e kanë trafikuar shtetasen A.F në Greqi, ne ishullin KOS, ku është shfrytezuar për arsye prostitucioni në Clube-t e natës, veprimtari të cilën e ka bërë kundrejt pagesës për gjatë disa muajve të vitit 2015”,- thuhet ne njoftimin e Policise.

Gjate kryerjes se veprimeve proçeduriale u sekuestruan në cilsinë e provës materiale 5 aparate celular, një automjet Mercedes Benx, si dhe disa pashaporta dhe dokumenta të cilat gjetën në automjetin e shtetasit Endri Rustemi.

Shtetasit e arrestuar:

Anduel Kodra, 22 vjeç, lindur në Korçe, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Amaris Kodra, 22 vjeç, lindur dhe baues në Tiranë

Rrahman Sufa, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Endri Rustem, 45 vjeç, lindur dhe banues në Korçë

July 30, 2015 08:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim