Arrestohen në flagrancë tre trafikantë droge në Tiranë, mes tyre dhe një vajzë

May 25, 2018 09:54

Arrestohen në flagrancë tre trafikantë droge në Tiranë, mes tyre dhe një vajzë

 

Tre të rinj janë arrestuar nga policia për shitje të lëndëve narkotike në gjimnazet e kryeqytetit. Të arrestuarit janë dy persona me precedent të mëparshëm penal dhe një vajzë.

Blutë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Enri Manaj, 35 vjeç, Marjus Filipi, 34 vjeç dhe Gloria Hasaj, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Sipas Policisë së Tiranës, Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e “Dibrës” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Gloria Hasajt, i janë gjetur 5 doza heroine e ndarë në porcione gati për tu shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Enri Manaj (në të cilën ndodhej shtetasi Marjus Filipi dhe shtetësia e huaj filipinase C. M.), u gjetën dhe u sekuestruan 39 doza heroine.

Në total u sekuestruan 44 doza heroinë dhe 3 celularë. Gjithashtu po kryhen veprimet përkatëse për dëbimin e shtetases filipinase, pasi u konstatua se po qëndronte pa leje qëndrimi në Shqipëri.

l.h/ dita

May 25, 2018 09:54
Komento

1 Koment

  1. D.S. May 25, 15:16

    Ku ku kuuu per na ku asht katandis rinia.Degjenerim total.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*