Arrestohen të rinjtë, u vinin gjoba biznesmenëve

Redaksia Online August 7, 2013 08:37

Arrestohen të rinjtë, u vinin gjoba biznesmenëve

Arrestohet një grup të rinjsh, që u vinte gjoba biznesmenëve lushnjarë. Elis Taullahi, 26 vjeç, Elis Bilimani,  25 vjeç  dhe Lorenc Bilani, 26 vjeç, të tre banues në qytetin e Lushnjës, janë vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Rrethrrotullimi”.

Sipas policisë së Fierit, tre të rinjtë i ka vënë një gjobë prej 100 milionë lekësh të vjetra biznesmenit Josif Çuko. Operacioni ka përfunduar me arrestimin edhe të babait të Tahullait, 56-vjeçarit Kujtim Taullahi, të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan në banesë armë dhe municione luftarake pa leje.

Sipas policisë së Fierit, tre të rinjtë i kishin vënë 100 milionë lekë të vjetra gjobë biznesmenit Josif Çuko (pronar i firmës së sallamit “Elos”) dhe i kishin kërkuar që shumën në fjalë ta shlyente me 3 këste, në të kundërt do të hakmerreshin ndaj tij dhe familjarëve. Biznesmeni Çuko ka bërë denoncimin në polici, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet, që kanë përfunduar me arrestimin e tre të rinjve.

Grupi dyshohet se ka kryer edhe gjobëvënie të tjera të kësaj natyre.

Redaksia Online August 7, 2013 08:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*