Vidhnin me maskat e “Casa de papel”, tre të arrestuar mes tyre një vajzë

November 8, 2019 14:17

Vidhnin me maskat e “Casa de papel”, tre të arrestuar mes tyre një vajzë

Me maska si të “Casa de papel” kishin grabitur rreth 30 banesa në Pontevedra të Spanjës.

Policia spanjolle ka arrestuar tre shqiptarë, mes tyre dhe një vajzë 23-vjeçare.

Sipas policisë të tre funksiononin si një grup i mirëstrukturuar dhe profesionistë në vjedhje.

Pasi realizonin planin e tyre të studiuar deri në detajet më të vogla, riktheheshin në Shqipëri.

Mallrat e vjedhura i konvertonin në flori për të humbur gjurmët.

Në fillim u arrestua 23 vjeçarja, e cila po tentonte të largohej nga Spanja. Në momentin e arrestimit, asaj iu gjetën sasi jo të vogla bizhuterish.

Më pas policia spanjolle arrestoi edhe dy shqiptarët e tjerë.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan një sasi parash, bizhuteri të tjera dhe sende luksi.

Identiteti i tre shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet spanjolle.

j.l./ dita

November 8, 2019 14:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*