Arrestohen tre të rinj në Laç, qëlluan me armë në lagjen ku vdiq 16 vjeçari

January 2, 2018 11:19

Arrestohen tre të rinj në Laç, qëlluan me armë në lagjen ku vdiq 16 vjeçari

Policia e Kurbinit ka arrestuar tre të rinj që kanë qëlluar me armë natën e ndërrimit të viteve.

Të rinjtë po hetohen në lidhje me vrasjen e 16-vjeçarit K.Gj nga Laçi të gjetur të vdekur nga familjarët në tarracën e shtëpisë, pasi dyshojnë se mund të kenë qënë pikërisht ata personat që e kanë qëlluar.

Policia thotë se të rinjtë që udhëtonin me një makinë kanë qëlluar të paktën 19 herë në lagjen Sanxhak, ku kishte dalë për të parë festën e fishekzjarrëve në tarracë 16-vjeçari.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve, si dhe shpallja në kërkim e një tjetri dhe konkretisht :

  • Alban Lika, 25vjeç, banues në Kurbin.
  • Ernis Lika, 20vjeç, banues në Kurbin.
  • Arber Lika,18vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 01.01.2018 në orën 00:30, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak, kanë qëlluar me armë zjarri.

Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat u gjetën në bagazhin e automjetit, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor

e shtetasit :

Gj.S., 23 vjeç, banues në Kurbin.

Shtetasi i lartpërmendur u shpall në kërkim nga Policia, pasi më datë 01.01.2018, rreth orës 00.25, duke drejtuar automjetin e tij tip Benz, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Laçit dhe më pas ka braktisur mjetin në një lavazh, dhe është larguar.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 fishekë luftarakë dhe një gëzhojë model 56 kalibri 7.62 mm.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “ dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.

January 2, 2018 11:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*