Arrestohet 21-vjeçari, tentoi të korruptonte policin

June 29, 2015 16:58

Arrestohet 21-vjeçari, tentoi të korruptonte policin

Policia e Tiranës arrestoi Alban Demën, 21 vjeç i cili po lëvizte me automjetin e tij tip “Opel Insignia”, me targë TR 9450 S kur shkeli semaforin.

Ai u ndalua nga një polic rrugor, i cili nga verifikimet zbuloi se 21-vjeçari lëvizte me automjet pa leje qarkullimi. Mirëpo, i arrestuari tentoi t’i jepte 4 mijë lekë policit rrugor.

Kjo ka bërë që ai të arrestohet nën akuzën e korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

makkiine

June 29, 2015 16:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*