Arrestohet 28-vjeçari në Korçë, i dëmtoi veshin një të riu

August 13, 2016 10:14

Arrestohet 28-vjeçari në Korçë, i dëmtoi veshin një të riu

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 28-vjeçar me akuzën “plagosja e rëndë me dashje”.

I arrestuari është Niko Xhima, banues në fshatin Moravë. Sipas policisë plagosja ka ndodhur gjatë ditës së premte në lagjen nr 7 në Korçë.

28-vjeçari pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, (por edhe si pasojë e përplasjes fizike) që Xhima ka patur me shtetasin M.Ll, 24 vjeç, banues në Korçë, e ka plagosur këtë të fundit, duke i dëmtuar veshin.

Shtetasi M.Ll ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje”.

August 13, 2016 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*