Arrestohet malazezi, trafikoi drogë përmes Shqipërisë

January 27, 2016 18:22

Arrestohet malazezi, trafikoi drogë përmes Shqipërisë

Një sasi droge që ishte fshehur në shasinë e një mjete u sekuestruar në pikën kufitare të Kapshticës. Droga vinte nga Mali i Zi dhe përmes Shqipërisë do të kalonte në Greqi. Policia bëri të mundur ndalimin e shtetasit malazez Dragoyub Konatar, 46 vjeç.

“Dogana ne bashkepunim me Policine Kufitare kapet nje sasi Cannabis Sattiva, e cila u evidentua gjate procesit te skanimit. Droga u kap ne nje mjet tip furgon, me targa MNE AE 066, qe udhetonte nga Mali i Zi, permes Shqiperise drejt Greqise.

Furgoni nuk ishte i ngarkuar me mallra, ndersa droga ishte e fshehur ne shasine e mjetit.U ndalua drejtuesi i mjetit, shtetasi malazez, Dragoyub Konatar, 46 vjeç”,thuhet në njoftimin e policisë.

January 27, 2016 18:22