Zoti i parave dhe peshorja e drejtësisë

Bedri Islami September 8, 2014 19:10

Zoti i parave dhe peshorja e drejtësisë

Aktualisht drejtësia shqiptare është përballë njërës prej çështjeve më të rëndësishme të saj, njëkohësisht më të bujshme. Ngjarja e Bankës Kombëtare Shqiptare dhe Guvernatorit të saj, duam apo nuk duam, tashmë i ka kaluar përmasat e një vendi, ajo është bërë guri i provës , jo vetëm për institucionet legjislative, por në tërësi për politikën shqiptare. Përmes këtij rasti mund të dëshmohet qartësisht në se ky vend është i kapur apo jo nga mafia e politikës dhe e financës, sa thellë janë shtrirë rrënjët e korrupsionit dhe të krimit ekonomik, në një vend të lodhur thellësisht nga skandalet. Ndoshta është rasti më tipik kur një shumësi njerëzore gëzohen nga një akt juridik, i cili, si mund të jetë fillimi, ashtu mund të jetë edhe akti i fundit i tij. Arrestimi i Guvernatorit dhe i Inspektores së Përgjithshme , qëndrimi i tyre në arrest, pra, si i thonë në paraburgim, nuk do të thotë se gjërat janë zgjidhur dhe se prej ditës së sotme gjërat do të zgjidhen si në mitologjinë e lashtë me “Lëmshin e Arianës”. Është shumë e mundur që gjithçka të mbyllet në këtë stad; pra që akuzat të bien pas pak ditësh, që në lojë të futen dirigjentë më të mëdhenj se sa një Gjykatë Fakti, se përmes rrjetit të gjingjonizmit shqiptar të shfaqen “Gjinër” e Gjonër” të tjerë, ndaj të cilëve, këto të njohurit, të duken si karkalecë.

Nuk dua të merrem sot me deklaratat budallaqe të Bashës, i cili, pas këtyre arrestimeve sheh vetëm dëshirën e pushtetit për të pasur në dorë Bankën e Shtetit apo për të kontrolluar financat. Një idiotësi e tillë i shkon për shtat ndonjë çunaku të lagjeve periferike, por kurrë nuk mund të jetë pjesë e një lideri që e kanë zgjedhur të jetë zëfolësi i opozitës. Njeriu që sheh kudo kapje, vënien nën kontroll të institucioneve dhe ëndërron protesta, për të qenë përsëri pjesë e vjedhjeve dhe e krimit, sado i mangët të jetë, duhet të ketë dikë që ta mësojë.

Problemi është më i madh se sa kaq. Fillimisht më duhet të bëj të qartë mendimin tim vetjak: Nëse Fullani dhe inspektorja e Përgjithshme janë arrestuar vetëm si rrjedhojë e presionit ndërkombëtar, pra nëse e gjithë kjo ka ardhur vetëm se bota kërkon një shembull të luftës kundër korrupsionit dhe kanë urdhëruar: Bëjeni; do të ishte në nderin e kujtdo të mos e bënte. Përse e kam këtë mendim? Lufta kundër korrupsionit, përvetësimit, vjedhjeve institucionale , kurrë nuk mund të jenë të efektshme vetëm nga urdhrat që vijnë nga jashtë, sado të mirëpritura janë “ardhjet” e tyre. Në se ndodh kjo, atëherë do të thotë se vetë ne, të zotët e shtëpisë, nuk kemi qenë në gjendje të ndërmarrim hapat e duhur; do të thotë se deri më sot kemi pasur ngurrimet tona ose kemi qenë pjesë e heshtjes; do të thotë se është vetëm një ciklon që do të kalojë, sapo bota të mësojë se e bëmë një hap. Ndërsa Shqipërisë, hapat i duhen, por më parë i duhet ndërtimi i një institucioni të ndëshkueshmërisë, i një sistemi vlerash kundër korrupsionit dhe vendosja në drejtimin e tyre të njerëzve të pakorruptueshëm, të cilët do e perceptojnë denjësisht besimin që u ka dhënë shteti.

Nëse do të duhej të kishte filluar procesi i pastrimit të korrupsionit dhe urdhri të vinte nga jashtë, shumë para Fullanit, do duhej të kishin qenë objekt i hetimit, gjykimit dhe dënimit, shumë të tjerë para tij, ish ministra e kryeministra, qeveritarë që lanë emrin e tyre në vjedhjet masive, në zhdukjen e qindra milionëve euro, të cilët, veç e veç, i kanë sjellë dëme shumë më të mëdha shtetit se i gjithë personeli i burgosur i bankës Kombëtare.

Ky proces që ka nisur, është i vështirë dhe i rëndësishëm për dy arsye themelore, ose më saktë, për dy shkaqe të mëdha të dukshme:

Së pari, si rrallë herë tjetër, do të jenë përballë njëri tjetrit Zoti i Parave dhe Peshorja e Drejtësisë. Deri më tani, thuajse në të gjitha rastet peshorja ka anuar andej nga kanë qenë paratë, por kjo ka qenë e heshtur, e fshehtë e dukshme,dhe e mbrojtur nga njerëzit brenda llojit. Fakti që Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk kishte as guximin të miratonte një kërkesë të natyrshme të prokurorisë ndaj një kolegu të tyre, si në rastin e Gjin Gjonit, dëshmon se kjo është një piramidë e lidhur fort me njëra-tjetrën. Pra, një fortesë , e cila, mjerisht, nuk është lehtë të merret. Mirëpo ky është një rast krejt i dukshëm: Janë vjedhur më shumë se 7 milionë dollarë, ditët për diell, në oraret e punës, nga njerëz që paguheshin për ta ruajtur e administruar, në katër vite resht, dhe të gjithë kanë bërë të paditurin. A do të jetë ky proces një gur i hequr nga fortesa e mbyllur e drejtësisë, e cila , deri më tash, si ka kërkuar të jetë e pavarur nga legjislativi apo ekzekutivi, nuk ka qenë e liruar nga zotërinjtë e parave? Vështirë të thuhet. Kam drojën se entuziazmi i njerëzve që kërkuan largimin e Fullanit dhe u ndeshën me burgosjen e tij, shpejt mund të jetë përkohshmëri dhe ata të jenë të zhgënjyer.

Akuzat që janë vendosur mbi Fullanin për shpërdorim të detyrës janë ato që ka përcaktuar prokuroria. Kjo është punë e saj. Mirëpo njerëzit presin më shumë se kaq: Presin të hiqen petët e lakrorit të lëvizjes së parave, allishverishet që janë bërë, presin përgjigje për shumë pyetje, por, përsëri druaj, se nuk do të marrin atë përgjigje që duan. Nëse institucionet e ligjit do të bëjnë këtë, atëherë ka filluar rilindja e tyre; nëse ata do të ndalen vetëm në atë që është shkruar deri më tani, atëherë e gjithë kjo do të jetë fillesa e një zhgënjimi të ri. Me akuza si të Fullanit mund të ndeshet çdo qeveritar i djeshëm. Rasti i tij u bë më mediatik dhe i bujshëm edhe nga trashja e konopit të llastimit prindëror; por edhe kjo nuk është gjë e re për familjet qeveritare, fëmijët e të cilëve prej kohe i kanë hipur shtetit në qafë dhe nuk i ulen atij.

Përballja e gjykatës me zotërinjtë e parave ka qenë gjithnjë një shfaqje e dyfishtë: Shteti ka humbur, gjykatësit e prokurorët kanë fituar. Nuk është e çuditshme, nëse tani janë vënë në lëvizje biznesmenë të fuqishëm, të lidhur me politikën, për të liruar vidat e gjyqësorit, sepse aty janë edhe interesat e tyre financiare, marrëveshje të fshehta, hesape të pambyllura, premtime që janë lënë në gjysmë.

Kjo përballje: Zoti i parave dhe Peshorja e drejtësisë do të jetë e para e hapur e këtij lloji.

Së dyti, kjo është tashmë një çështje që ka hyrë në gjakun e politikës, ndaj edhe do të vështirësohet. Ndoshta jam i gabuar, por të dhënat që më janë ofruar, dëshmojnë se edhe urdhri i arrestimit të tyre, Guvernatorit dhe Inspektores së Përgjithshme, është bërë përmes politikës. Prokurori i çështjes nuk është një hero: është një nëpunës i zakonshëm, i cili, ashtu si mbylli me urdhër çështjen Olldashi, ashtu hapi me urdhër çështjen Fullani, e nesër, prapë me urdhër mund të mbyllë edhe këtë.

Drejtësia tek ne, edhe në fillimet e saj, ka qenë nën diktatin e politikës. Ashtu është edhe sot; edhe nëse ajo kërkon të jetë një shumësi institucionesh të pavarura, çka ndodh rrallë, ajo bie pre e sundimit të politikës.

Edhe çështja e Bankës Kombëtare është një rast i tillë; në të cilin politika është zhurmuesja e saj. Në këtë bankë kishin gjetur folenë e tyre dhjetëra bij, bija, gra, mbesa, dhëndurë të politikës, dhe jam i bindur se vendosja e tyre ka qenë ose shkak i presionit të politikës mbi bankën, ose një masë mbrojtëse politike e bankës ndaj njerëzve të politikës. Tani, me këtë ngjarje, ajo merr përmasa të reja.

Ndodh kështu sepse njëra anë e politikës, ajo që ishte deri dje në pushtet, e ka parë bankën jo si mbështetësen e politikës bankare e financiare të shtetit, por si një portë ku mund të shfryhet oreksi i saj. Nga ku mund të zëvendësohen humbjet e saj dhe mund të financohen fushatat e dyshimta, brenda e jashtë vendit. Klasa politike që është sot në opozitë, ka drojën se mund të fillojë zgjidhja e lëmshit, pra të dëshmohet ajo që ka ndodhur me politikën monetare të shtetit; por edhe se ku e nga kanë vajtur paratë e tyre, të cilat nuk janë transferuar drejt ishujve magjikë me valixhe, por si transaksione financiare. Njëra portë ka qenë pikërisht kjo, banka e Shtetit Shqiptar dhe lidhëzat e saj, në të cilat, banka Kombëtare dhe ministri përkatës i Financave, Bode, kanë pasur ndikimin e tyre.

Gjyqësori, por edhe shteti, është përballë një sfide, përballë një enigme. Ose duhen zgjidhur deri në fund, ose të lihen mënjanë, dhe të mos bëhen shfaqje mediatike. Gjyqësori, në shumicën e tij është prej kohe për lënien e këtij procesi dhe përballjen me ligjin vetëm të peshqve të vegjël, të cilët janë edhe fajtorë, por jo të vetmit; dhe të anashkalojë problemet e mëdha. Ai, gjyqësori, po ashtu, është pjesë e vendosjes së politikës mbi ligjin, jo vetëm sepse e kanë pranuar këtë, por dhe sepse e kanë dashur. E kanë dashur për pozitë, për privilegje, për të rrjepur njerëzit rehat, për të ndërtuar vila, për të bërë “gratë” ose ” burrat”, investitorë të mëdhenj me para të pa adresuara etj.

Ndërsa shteti ka përpara betejën e parë të madhe të tij, por mjerisht ai nuk mund të jetë palë deri në fund. Dhe për të qenë palë në ndëshkimin e krimit ai duhet të ndërtojë strukturën e duhur ligjore, që i jep shtetit atë të drejtë që e kanë të gjithë shtetet perëndimore: Të jetë palë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Sipari u hap, personazhet janë në vende të ndryshme; disa në qeli, disa në vila, disa në ankth, disa në pritje. Të ardhmen askush nuk e di…Të shpresojmë se nuk do të zhgënjehemi.

 

fulla-burg-1024x648

 

Bedri Islami September 8, 2014 19:10
Komento

81 Komente

  1. Hysniu September 5, 19:06

    Ky eshte i semure komplet me siguri do te jete mergimtare se nuk e ka idene per cfare shkruan dhe cfare flet ky me duket se njef fare terrenin ketu ky din mire me treguar pralla me serb e fasllic e tjera.
    ju lutem mos komentoni ma se i rritet mendja.

    Reply to this comment
    • Adem September 5, 19:17

      Sa ma realste te jete nje analize, aq ma shume egersohen disa.Si here te tjera, zoti Islami percjell analize te sakte, edhe pse nuk na pelqen te dime ate qe eshte e vertete.Fullani do te dale prap, se ne gjykate eshte politika.gruaja e Fullanit eshte ne gjykaten e larte, nuk e len askush ne balte ate grue,sepse i ka rrenjet fort ne presidence.”Ai, gjyqësori, po ashtu, është pjesë e vendosjes së politikës mbi ligjin, jo vetëm sepse e kanë pranuar këtë, por dhe sepse e kanë dashur. E kanë dashur për pozitë, për privilegje, për të rrjepur njerëzit rehat, për të ndërtuar vila, për të bërë “gratë” ose ” burrat”, investitorë të mëdhenj me para të pa adresuara etj”. B.I.Keshtu shkruan autori. A nuk eshte e vertete.

      Reply to this comment
      • SEKRETARJA ..me floke te palara September 5, 20:53

        E sakte si analize .Sigurisht qe eshte urdher nga bota .Sigurisht qe ka dhe mbeshtetjen e shtetit ,ose pjeserisht te nje rryme te caktuar .Ata qe kane rifutur ne qarkullim kto leke ,jane bere me te forte se shteti , kane dale jashte kontrollit dhe jashte sistemit qe po vete shteti ka ngritur .Ai sistem do i haje .Jo nuk do ngelemi aq te zhgenjyer Bedri ,do levizin ende shume gjera ,pikerisht nga ajo qe perendimi po kerkon .Mos prit qe neser te jene ne burg te gjithe ,se ata jane ca te avashte , por tallavaja e ktyre sidoqofte mbaroi .Bota u lodh me kta paperone , me kte shtet ku gjenden 55 multimiliardere .Ne baze popullsie ja kalojme Gjermanise .Kte kishte parasysh Saliu kur thoshte qe jemi vendi mbas Gjermanise 🙂
        Per te luftuar kete u duhen nderprer fondet , ku baronet e Lazaratit ,ata te vertetet ishin ne TR , leket qe gjoja Bitraj i paska lene ne kazino, jane qe nga kullat e pallateve te shemtuar e deri te tenderat shteterore ,i di mire nje pjese e medias ,se jane zhytur deri ne fyt brenda .
        nuk eshte aq e veshtire ti gjesh kto transaksione ,problemi primar eshte tu presin fondet ,qe kjo veprimtari kriminale te mos ushqehet .Ushqimi i tyre i sjell ne pushtet ,i con neper gjykata ,i ben ministra dhe kr kurVendi .Krimi ekonomik vret me shume se cdo gje tjeter .
        Nuk behet me 1 dite ,as me 1 vit .Por duhet te behet .
        Opinioni publik dhe ktu nuk eshte me ai qe ka qene , te kujtohet 21 janari ?
        te kujtohet perse u be ?
        moren 1 milion vota se ulerinin “drejtesi dhe poshte hajdutet ”
        Nuk ja lejojne dot vetes nje piramide pushteti si ai qe kishim !
        Ato 1 milione vota do kthehen ne mallkim per ta {gjysmat jane kthyer ,nqs nuk reagojne rrufeshem }

        Sallakja
        trishtim ?? trishtim per cfare ??
        e di cfare me trishton mua ne ate pamje ??
        2 oficere te gjyqesorit nga 150 kg njeri ,sepse Fullhajni e ka me te drejte ,
        se linte kateringu te dobesohej .
        Trishtimi eshte per ne ,qe jemi sa nje lagje e Romes dhe kemi ngele ne dore te ktyre ,
        trishtim eshte qe babai i Fullhajnit u denua si hajdut dhe fara e keqe pjell gjithmone
        Trishtim eshte qe sillet ende me arrogance ,qe ende eshte …i habitur pse eshte ne burg
        thua duhen shpallur heronj se kane 70 e me shume vite qe vetem e rrjepin kte popull
        18 universitete kane nderruarr femijet e tij ,18 , dhe u diplomuan te Qili ne TR
        Ky eshte trishtimi i vertete , qe jane arrogant dhe injorant ,dhe po ashtu riprodhohen
        Shpresoj qe prangat ti kete blere floriri dhe me gure zvaroski …do i kujtohet luksi i shfrenuar ,lakmia qe e solli ne kte dite ,paburrerria per te qene nje here te vetme i ndershem .Nuk ka aspak trishtim per hekurat para tij ,trishtim eshte qe nuk u vendosen me pare kto hekura ,dhe sidoqofte jo vetem per ate .
        eshte Maks Haxhia ,avokati i tij ai aty ,avv i zoti

        Reply to this comment
      • lutfi September 5, 20:54

        Keto jane arrestime sa per ti bere qejfin publikut per nje jave. I vetmi qe ka bere burg per korrupsion ne Shqiperi eshte i alkolizuari Fatos Nano. Fullanin do e nxjerrin te pafajshem brenda muajit. Ilir Meta i ka nje borxh gruas se Fullanit.

        Reply to this comment
    • Sallakja September 5, 21:15

      C’pamje.
      Dy police,ne mes ti,me pranga.
      Ne mes teje dhe gjykatesit…..hekura.
      Governatori i bankes Shqiptare
      Cfare pamje.
      C’trishtim.

      Reply to this comment
    • ilir September 6, 00:05

      duhen arrestuar gjykatesit njehere pastaj te tjerat vijne natyrshem …..

      Reply to this comment
    • info analitike September 6, 04:50

      Mire o Bedri qe nuk do te merresh me deklaratat “budallaqe” te cunakut Basha po te pakten merru me deklaratat e mencura te burrit Rama. Po sfilitesh ne artikuj kunder opozites e po te vazhdosh keshtu do te behesh i pabesueshem edhe per militantet me te verber.

      Reply to this comment
    • Fari Balliu September 8, 20:35

      Emore Hysni majmuni,e verteta te verboka se qenke pjese e lluburdirave,koken do te hash sebashku me trustin e geshtenjave.

      Reply to this comment
  2. LM September 5, 19:06

    Perse nuk shkruan njehere per Ilir Meten o Z Bedri? Nuk ecet perpara duke shkruar dite per dire per ish hajdutet. Shkruaj edhe per krye hajdutin qe eshte ne krye te parlamentit

    Reply to this comment
  3. Trebeshina September 5, 19:10

    Do dali si Xhelal Meziu!

    Reply to this comment
  4. lirka September 5, 19:11

    Tani e ka radhen sala!!! Ndiqni shembullin e guvernatoerit te virxhinias dhe kryeminstrit maqedonas buckovski vetem disa dite me pare…

    Reply to this comment
  5. Kol Frakusha September 5, 19:13

    Ishalla e merr kemben zvarre dhe se shpejti edhe Sala duhet arrestuar. Po ndodhi kjo atehere kjo qeverisje ia le vehtes. Megjithese Arben Imami ia hodhi.

    Reply to this comment
  6. Preza September 5, 19:13

    Me ne fund kemi nje sinjal, ku dilet ne perfundimin se Prokuroria po kryen nje hetim te plote, objektiv e te gjithanshem. Por nuk mund te entusiazmohemi akoma.
    Duhet vazhduar me eksponentin tjeter, pothuaj njesoj te lançuar dhe zullumadh Gjin Gjoni.
    Por edhe njehere duhet theksuar se jemi ne, shoqeria shqipetare qe duhet te kerkojme me shume nga qeverisja, nga drejtesia, nga politika etj.
    Nje pershendetje dhe urim per te gjithe ata te cilet ngriten zerin duke kerkuar denimin e Fullanit.
    Pershendetj edhe per komentuesit e shumte dhe bashkedebatuesit, ketu ne faqet e blogjeve te Gazetes tone Dita, qe u prononcuan per skandalin Fullani.
    Le te shpresojme se do te shkohet me tej.

    Reply to this comment
  7. bato September 5, 19:24

    Urojme qe te mos lirohet per ” munges provash” apo per “procedure”, sic ndodhi me vjedhjen e Rruges se Kombit, me Gerdecin, me 21 janarin etj.

    Reply to this comment
  8. feniks September 5, 19:29

    E gjithe kjo eshte nje TOLLUMBACE,qe do shfryhet lehte!
    Fullani do te shpetoje me ……….PROCEDURE!!!

    Reply to this comment
  9. shqip hesapi September 5, 19:29

    Prokuroria tallet me ne.Shikoni kur te lirohet si te tjeret.Edhe kete here do te shpetoje nga Saliu dhe Fullani do te mbroje Saliun.

    Reply to this comment
  10. adeci September 5, 19:30

    Jam shume dakord, thjesht nje flluske sapuni sa “me u gjet Kola ne pune”.

    Reply to this comment
  11. SEKRETARJA ..me floke te palara September 5, 19:30

    Bravo Rilindja !

    Reply to this comment
    • Pellazgu September 5, 21:08

      @ SEKRETARJA ..me floke te palara

      Ç’hyn “Rilindja” këtu? Arrestimi është punë vetëm e prokurorisë. “Rilindja” po ankohet se prokuroria nuk bën detyrë.
      Laj flokët para se të komentosh roma për toma në forum…

      Reply to this comment
      • SEKRETARJA ..me floke te palara September 5, 21:42

        dhe e komisionit parlamentar te kryesuar nga Bracja ,mos harro se ata bejne ligjin …ne bejme vetem komente
        gjithashtu dhe gjithe mediat…pikerisht DITA ,hapi kutine e Pandores
        rilindas jane dhe keta

        derisa te jete Ilir Meta aty ,…kokepalar do rri 🙂

        Reply to this comment
        • info analitike September 6, 07:27

          Sekretarja…
          Brace eshte masha e dikujt tjeter. Ai nuk reagon kurre pa urdher sidomos ne nje rast si ky i Fullanit, fijet e te cilit jane lidhur me te gjithe kreret politike pa dallim ngjyrash blu, mavi, kuq.
          Nuk eshte Bracja aq trim sa shitet, ka vetem llafe dhe asgje me teper.

          Reply to this comment
          • Tartufi September 6, 11:38

            Sekretarja
            Ti do te rrish pa lare koken ,sa te jete krie..ka
            opingari Meta. Une nuk do ti pres thonjte e
            dores sa te jete krie .. ka i rilindjes ky palla i gjate piktori a me lexon apo jo dermanija time e Vlores?

        • Vani September 8, 23:49

          ki pak meshire,se me mbeten dy gishtat ne hunde!…

          Reply to this comment
  12. lis dushku September 5, 19:32

    Per 160 mije dollare Guvernatori i Virxhinjas u arrestua me gjithe te shoqen dhe pritet te haje 30 vjet burg.Nje plehraxhi me pamje neandertali i quajtur Bitraj,per 4 vjet vidhte & me Fullanin 7miljon 134 mije Euro dhe Fullani nuk jepte doreheqjen.Ta tjeki kemben zvarre per te gjithe hajdutet e klanit Vucidoli,qe e lane te mjere kete popull,ja bene te pajetueshem edhe token qe i fali zoti.

    Reply to this comment
  13. Denim me Vdekje September 5, 19:35

    Shpresoj mos ta degjoj kete here termin me te poshter qe ka ekzistuar ne keto 23 vite ne sistemin e drejtesise tone, per bastardet e ketij lloji:

    ………………………..MUNGESE PROVASH…………………

    Ne te tilla raste, derime tani, cdo gje ka qene prezent, vetem provat kane munguar.

    Ne pritje……. si gjithmone…….

    Reply to this comment
  14. IIII September 5, 19:38

    Kancelarja ju ka pergjuar ,pra cdo vjet duhet e cdo vjet do dalle ne droite ne sorte se ky nuk denohet.
    Dicka dine me treguar vepra te bukura edhe sekrete ..

    Reply to this comment
  15. Cukunidha September 5, 19:44

    ”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko – (Jerzi Popielushko )

    Besoj se edhe kerkesat e reagimi i njerzve te thjeshte ka lojtur rol ne kete perfundim. Ka nje maske te pa pershkueshme midis popullit dhe politikaneve, por edhe maska e sulltaneve te vegjel te administrates te emeruar per te krijuar zinxhirin e vjedhjes, eshte e forte.
    Duhet grisur kjo maske dhe duhet shkaterruar sulltanatet e medha e te vogla. Shqiptaret per kete votuan. Administraten e kapen familjet dhe te fortet me grushta.
    Duhet folur ! Duhet vepruar qe mos te trashet puna ! Populli di t’i dale zot vetes ne se nuk veprohet !

    Reply to this comment
  16. nastradini September 5, 19:44

    ME NE FUND DOLLI NGA ILEGALITETI EDHE GAZETA DITA DHE FOLI PER FULLANIN.

    Mbete te themi se ky eshte nje lajm pozitiv me shume pikpyetje. E qarte eshte se:

    SEKSERET E FULLANIT MESA DUKET KANE HAPUR BARKUN DHE KANE “KENDUAR” TROC PARA PROKURORISE.

    Mbetet te mesojme:

    A DO TA HAPE BARKUN TANI FULLANI?

    Per t’i treguar Prokurorise se ku kane shkuar LEKAT e vjedhura per vite me radhe, apo do te prese ne heshtje TUTORET e tij te vjeter dhe te rinj t’i shkojne ne qeli per t’i hequr prangat me argumentin e pavaresise se Bankes se Shtetit apo me argumentin se eshte nje cun i mire Tirone?

    Nese Prokuroria i gjen dhe i rivendos LEKAT e vjedhura ne Thesarin e Shtetit dhe ndeshkon drejtesisht kusaret e pasurise publike me pushtet, atehere do te kete perkrahjen masive te gjithe shqyptareve te ndershem dhe ne komentuesit ne Tema do te themi EJVALLAH! o prokurore shqyptare qe kemi dyshuar kaqe shume tek ju, se me ne fund ja bete BAM! me arrestimin e Fullanit qe vidhte si magjyp hindie LEKAT e shqyptareve.

    Por nese pas kesaj Fullani del nga qelia me pafajesi gjykate dhe politika jone kombetare justifikohet si ne te gjitha megaskandet e tjera me frazen:

    JA NE E BEME PUNEN, POR GJYKATAT E LIRUAR PISIN HAJDUT FULLANI!

    kjo do t’i kapak komedise albaneze qe luhet ne sy te miletit per luften me korrupsionin me obligimin e Shoqerise Civile per te kerkuar urgjentisht LIDERA dhe BOSA te rinj per te drejtuar shtetin.

    LE TE PRESIM DHE TE SHIKOJME.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 5, 20:46

      I kanë thënë komentuesit e mësipërm të gjitha dhe, s’ke ç’të shtosh? Vetëm të bren meraku se mos çështja katandiset në tollumbace të shfryrë si në rastin ” Mimi kundër Imamit “!?? Ose,ose… Fullanin ja japin Mimit për të mbledhur qese e kanaçe në bregdet dhe me kaq çështja Fullani quhet e ezauruar? Nuk janë abstraksione fantaziste këto që them,-. Fullani është thesar informacioni për implikimet e bandave shtetërore të kaluara,ndoshta dhe të tashme në kasetat bankare..!? Fullani do të ushtrojë presion direkt dhe indirekt që të mos e kruajnë shumë se…hë hë ??? Frika dhe druajtja ime mbetet duke observuar mbi lëmshin nepotik e përfitues të politikës né labirinthet e bankës e cila më shumë se banka qëndrore monetare e shtetit shqiptar mund të quhet “banka nepotikopolitike monetare??? Mbiemri pronësor “…e shtetit shqiptar” më duket i tepërt aty !? Nuk ka qënë kurrë e shtetit? As e shqiptarëve por e pushtetarëve!? Tung!

      Reply to this comment
  17. lola September 5, 19:47

    ishalla edhe Salen me vete e terheq! Drejtesi per popullin shqiptar!

    Reply to this comment
  18. enea September 5, 19:48

    Hajd se do lirohet pas 3 ditesh.

    Reply to this comment
  19. korabi September 5, 19:55

    eeeeeeeeeeeeeeeeee rroft shqipria

    Reply to this comment
    • Sallakja September 5, 20:35

      Bravo, korabi.
      Komenti yt eshte mi i bukuri.
      Edhe une keshtu e mendoje.
      Te rroje Shqiperia, pa per te tjerat,
      n’tullum i qofte.

      Eh, mer korab, kisha gjithe diten i merzitur.

      Reply to this comment
  20. vlora September 5, 19:55

    Jo per te na hedhur hi syve……….N.q.s ligjii do te veproj mbi keta zengjinet e rinj qe kan vjedh ….shoqeria shqiptare do te vej ne rrugen e zotit …sepse Ndeshkim i te pasurit …do te thote ndergjegjesim i te varfrit !!!!

    Reply to this comment
  21. shqiptari September 5, 19:57

    hahahahahahahahahahahahahahahahahah amerika i zhduk ata qe dine shume pra kjo eshte loja e radhese pra amerika nuk do deshmitare dhe nese do te beje nje gje te bukure duhete ta filloi me ata qe gjoja na sollene demokraci dhe ne realite e shkatruane fjalene e madhe demokraci dhe ky vende e populle po vuane dite e me shumeAMEERIKE NE KETE VENDE NUK KA NJERI TE PASUE ME PUNE PO VETEME ME VJEDHJE DHE GJAKUNE E KETIJE POPULLI PO DO ZBATO LIGJINE DHE DENO ME VARJE NE LITARE DHE DJEGJE TE GJALLE TE GJITHE ATA QE I BENE KET TE KEQE KETIJE VENDI E POPULLI

    Reply to this comment
  22. Nastradin September 5, 20:01

    Thone gojet e liga se edhe naltmadhnia do ta ktheje floririn qe vodhi kur ika nga syte kembet nga gerqia. Por ka me i kthy pa interesa ,

    Reply to this comment
  23. Amik karsaruho September 5, 20:06

    o nastradin bolja

    kaq i semure je sa i thua Dites se doli nga ilegaliteti

    po ti mor edepsez islamik nipi i tradhetareve te esat toptanit me kompani pse komenton ne ilegalitet nje here nastadin nje here perkthyesi a gopi somes sa maska te tjera perdor

    e mallkoj enver hoxhen qe i hoqi tumorin atij vendi por la ca nastrdine perkthyes si spiuna sot qe po qelbin dynjane

    behu trim o nastardin dil nga ilegaliteti dhe mos qello si jevgu prapa ferre o nipi toptanit dhe spiuni personal i sulo gradecit

    Reply to this comment
  24. WTF?! September 5, 20:09

    E ne vend te Fullanit guvernator pritet te behet Caci?!?
    Kjo Brace do ishte komedi ose me sakte tragjikomedi se do ike nje hajdut e do vije nje qe eshte akoma me i perlyer sipas atyre te PS gjithmone!

    Reply to this comment
  25. S.p. September 5, 20:10

    Mire arrestimi i Fullhanit, po kush do te jete mbas tij… !!!

    Reply to this comment
  26. shpatar September 5, 20:15

    Lajm i mire per fukarenjte qe presin te shpetojne nga hajdutet dhe kriminelet .Eshte prova e fundit e Drejtesise .Po doli bllof populli te ngrihet e te godasi Drejtesine sic u be ne Egjipte. Fullani nuk duhet te sherbeje si koke Turku .Ti sekuestrohen pasurite qe ka perfituar nga deryra .Te shlyej denimin me burgim e te hidhet ne koshin e plehrave si nje shqipfoles .
    Ky rast te sherbeje per Ramen qe melcit e zorret e popullit te mos u vari cibanve.Te respektohen cibanet kur bejne cudira e jo kur u buzeqeshin burrave qe mbajne mbi shpatulla popullin e tyre .
    Degjova qe ka bere 471 fluturime neper bote .Minimalja 250 $ bileta = me 117750+471 *minimumi 3 dite qendrim ne hotel me 50 $ dita =23550.Vetem Fullani =141300$+ suiten ,minimumi 3 shoqerues *141300=423900$.Gjithsejte para per qejf ,se pune nuk ka cte beje ,565200$.
    Si ky floriri jane shume krimba qe kane pire gjakun e popullit.Themi pse nuk behet Shqiperia.Ja keto jane ato qe e lene Shqiperine bishte miu . Kjo babzi hajdutesh ka qe nga 91 e deri me sot.Beheni llogarine dhe do te kuptoni se ku duhej te ishte Shqiperia .Jo Amerike e Zvicer por parajse .
    Keshtu ti bejme llogarite kur gjukojme e jo loqe fjalesh pa bereqet .

    Reply to this comment
  27. Tirons puro...... September 5, 20:22

    Me ne fund….do ishte me te vertet absurde…qe te ishte akoma i lire…merreni si te doni por mbas lazaratit.”….ky eshte veprimi me inteligjent…i prokurorise…dhe i qeverise….po arrestut dhe saliun.”….shqiperia do behet

    Reply to this comment
    • beni September 6, 04:20

      Tani rradhen e kane vrasesit basha dhe berisha dhe bamda e tyre. SHPRESAT PER SHQIPERINE JANE TE MEDHA nese drejtesia reformohet dhe ben punen e saj ashtu sic duhet…ligji eshte nje per te gjithe.

      Reply to this comment
  28. Arben September 5, 20:23

    As PS dhe aq me pak PD dhe LSI kerkuan doreheqjen e Fullanit, vetem Brace doli e foli kunder tij, por si deputet,jo ne emer te PS.

    Ky eshte nje turp i madh dhe qe tregon se kush klase politike na qeverris.
    Mjere ne qe gjejme qetesi mes ketij zullumi.

    Reply to this comment
  29. iri September 5, 20:28

    Urime urime z.Brace te pershendesim e te mbeshtesim te ecesh pa u lodhur ne lufte me mafien , qofte ky nje fillim I mbare , qe krimi te paguaje per ate qe ka bere.Edhe prokuroria, ne se e ka seriozisht e pershendesim , dhe le te shpresojme se fillon nje faqe te re te historise se saj Z Petrit Fusha prekuror I ceshtjes na ka gezuar, mbase ky do jete diPietro I Shqiperise. Tani urojme qe te vazhdoje radha e peshkaqeneve te medhenj kudo qe jane , mbase Gjin Gjoni eshte idyti KUJDES I MADH , E MOS BESIM NGA K.L.D. QEVERIA DUHET TE JETE TEPER E KUJDESSHME ME KETA -‘URIME RILINDJA

    Reply to this comment
  30. Trebeshina September 5, 20:30

    N.q.s zgjidhet Cac Angjeli me mire eshte Fullani se banka dhe ne do te biem nga shiu ne bresher…

    Reply to this comment
  31. ndjesia September 5, 20:39

    Ne emer te ligjit.
    njerezit tani besojne te drejtesia……
    ky te jete per kedo qe e shkel,te perballet, ne emer te ligjit.
    inkurajojme organin e akuzes.
    nuk e di cfare ndjejne ata te keshillit mbykqyres,qe jane edhte ata fajtor,pasi po te kishin punuar me profesionalizem,do te parandalonin shume gjera negative,me kosto 713 milion.
    dhe e keqja se ata votuan jo shkarkimit, kule,milo,dy figura te pergojuar per korupsion,
    njeri rektor dhe tjetri keshilltar i ish kryeministrit, i pari me tenderat ne rektorat e tjetri keshilltar qe nuk ndihmoji ashtu si ne B.SH, edhe ne rrugen e kombit me kosto akoma me te madhe 200 milion euro.

    Reply to this comment
  32. Jozi September 5, 20:41

    NESER ME AREST SHPIE???? SE KA LIKEN NE XHEP DHE DHALLEN

    Reply to this comment
  33. lavdosh September 5, 20:42

    Shenja qe ky vend mund te behet dhe do behet.
    Bravo Mero Bazes, Erion Braces, Edi Rames dhe shoqerise civile.
    Oh sa mire me kene shqiptar. Bravo

    Reply to this comment
  34. enea September 5, 21:06

    Edhe njehere, me vjen cudi me komentet, ca thone shyqyr drejtesia, shyqyr me ne fund, e terci e verci….Ore ju jeni idiote apo beni sikur skuptoni?

    Akoma nuk i keni nxjerre mend nga “La Piovra”??? Pa provoni ta shikoni edhe njehere se mbase ndryshoni mendjen.

    Reply to this comment
  35. rolandi September 5, 21:06

    Qofte fillim i mbare , per te hequr plerat qe po semurnin kete popull , por kam dyshim se mos semuret edhe ky i pa fytyre si qefliu i SARANDES .KY hajdut ordiner me vjedhje ligjerisht, me rroga dhe shpenzime marramendese me pjestar te familjes te zhytur ne lluks .Urojme qe drejtesia ti kete ndezur motorrat e saj .NJe gje duhet qe mediat tona duhet me doemos te ngrene problemin e mbrojtjes prokuroreve dhe familjeve te tyre ,qe merren me krimet e kupoles se gangestereve.

    Reply to this comment
  36. rolandi September 5, 21:09

    ME falni qe po shtoj edhe dy reshta Puna e pare qe duhet bere mbas arrestimit ,duhet bere bllokimi i te gjitha pasurive dhe mbas denimit sekuestro.

    Reply to this comment
  37. Pëllumb zaimi September 5, 21:13

    Për mua guvernatori i bankës qëndrore të shtetit duhet te zgjidhet me referendum popullor që të jetë autonom nga pushtetarët dhe i mvarur nga shqiptarët? Po e zgjodhi politika një qen bishtundës dhe jesmen do të jetë? Edhe parlamenti politik është? Të zgjedhurit e kryetarëve jo të shqiptarëve janë aty!? Tung!

    Reply to this comment
    • Vani September 8, 23:58

      O Pullumb! Po e di sa kohe merr ky referendum?! Aq kohe sa u duhet e snafeve ,qe bankes te mos i mbeten me tulla!….

      Reply to this comment
  38. edi September 5, 21:18

    Te hetohet dhe per vrasjen e , Santon, se me duke se kishte dieni per vjedhjen do fliste e ekzekutuan ne mes te Tiranes, se po kete fat do te kishte dhe ai qe tregoi per vjelljen ne bank u dregua i zjuar dhe shpetoi nga atentati

    Reply to this comment
  39. tomsojeri September 5, 21:58

    Lajm i mir por le te presim! Mos harojm se presioni popullor dhe nje pjes e medias kte radh, mori dimensione qe i kaluan kufijt e Shqiperis ! Heshtja u be nje “gur prove”qe mundet ta kompromentote shum keq kte qeveri te re !Ky megaskandal egersoi shqiptaret e sidomos elektoratin e majt qe i dha fitoren dhe do te jet gaf nese kjo pun mbyllet albanistance ! Tashme pasuria e ekspozuar dhe e pajustifikuar e ktij gomari guvernator nuk len hapsira per “munges provash” !..Le te presim pra e te shofim, e le te mos paragjykojm e le ta gezojm kte moment !

    Reply to this comment
  40. s... September 5, 22:04

    Ne koken e berishes nishanit dhe xenit

    Reply to this comment
  41. labinot September 5, 22:14

    Ne oret e vona,pas daljes ne media te Max Haxhise,Fullani akuzohet per shperdorim detyre,jo si bashkpunetor ne vjedhje.Ka levizje forcash policie,duket se vjedhja e bankes eshte shume me e madhe se 7 miljon Euro tha Spartaku.U perfol emri i Anastas Angjelit si guvernator i bankes.Po pse stafeta duhet te kaloje nga nje hajdut,tek nje tjetewr?E permban vendi punes,duhet te jete patjeter hajdut guvernatori!Po sapo te lavderum zoti kryeminister,pse e ben si lopa,qe i fut shqelmin?Ka fuqi ky popull te dali diten e hene ne proteste kunder emerimit te Anastas Angjelit?Po i harrove ato batutat e Nanhos per Nacin,Cacin,bacin?Prej ketyre hajduteve e mori pushtetin ne 2005 Berisha!

    Reply to this comment
  42. Alban September 5, 22:33

    Pushteti na ka bere gjithe jeten budallenj prandaj nuk eshte ndonje cudi qe po i budallalleps prape shqiptaret duke i bere te besojne se po fillon nje epoke e re dhe se kjo prokurori na paska kapercyer ylberin!!!
    Fullani eshte pjese e kupoles,kupole e bandes qe rrjep dhe plackit shqiptaret prej 20 vjetesh.Nese arrestimi i tij eshte serioz dhe i vertete dy gjera ndodhin,ose hyjne brenda dhe anetaret e tjere te kupoles,ose keta te fundit eliminojne Fullanin.Cdo perfundim tjeter do te thote se e gjitha kjo ishte nje farse dhe mashtrim i madh.
    Fatkeqesisht keshtu do te ngjase,Fullanit do ti japin nje denim qesharak dhe nuk do ti marrin asgje nga pasuria e tij marramendese per te demshperblyer demin kolosal qe ai i ka bere parave tona.Por ky do te jete demi me i vogel per shqiptaret nga kjo histori.Demi me i madh do te jete se farsen me Fullanin do te na e stampojne si ilustrim dhe model te luftes kunder korrupsionit.

    Reply to this comment
  43. bobi September 6, 00:07

    Me kembe te mbare,tani rradhen e ka gjithe keshilli mbikqyres kryetar i te cilit ishte fuullhajni,qe nga Meksi deri te Kule,pastaj me rradhe e me lezet Sali-ilir dhe rama vet

    Reply to this comment
  44. aratisur,syrgjynosur September 6, 00:50

    BRAVO,BRAVO,BRAVO KETIJ PROKURORIT TRIM,SIDO QE TE SHKOJNE PUNET KURAJO TE MADHE KA ,SEPSE BANDA QE DREJTON SHQIPERINE POZITE -OPOZITE SLESHON FILL,HAJDE PASTE KEMBEN MBARE VULLKANI ME NDONJE DEPUTET NGA MBAS.MBASE DO NXJERE DHE VENDI YNE I SHKRETOSUR NGA KJO KLASE POLITIKE ,NDONJE,GIUDICE SI FALCONE ,O BORSELINO ,DO ZOTI.

    Reply to this comment
  45. Bardhi Tolabi September 6, 02:34

    O bobi!
    Kaq te paska dhembur kerkesa,e Znj.Ermelinda Meksi,per doreheqjen e Fullanit?Po te ishte e “perlyer” si te tjeret,te cilet e kundershtuan kerkesen e saj,a do te kishte ajo kurajon qe tregoi?Si thua ti,njesoj eshte me ata,zhuzhaket memece,symbyllur e veshe shurdher,qe e quajten normale qendrimin e Fullanit,akoma guvernator edhe mbas asaj vjedhjeje?Apo mos te ka mbetur ne ndonje provim,se duket qe aq mend ke,me arsyetimin qe ben me siper.
    Po te jap nje keshille,o i “lexuar”,jo timen,por te Fan Nolit te madh.
    Fan Noli,ishte per vendosjen e maredhenieve diplomatike te Shqiperise me Ameriken dhe i dergoj kete porosi Enver Hoxhes:
    “Mos i vendos te gjitha vezet ne te njejten shporte”.
    Ne se je i zoti,merrja kuptimin…

    Reply to this comment
  46. turi September 6, 02:39

    Aaaaa o zote ma degjofshe kete lutje,Sali qene shoke qelie me Fullanin,sa mire do ishte. A sikur te me degjoi vertet sa mire do qe.Po shpresa te zoti eshte gjithmon e madhe

    Reply to this comment
  47. Socialisti bythpambuk September 6, 04:39

    Cfaqja e radhes nga prokuroria.
    Kush u denua te denohet Fullani?

    Reply to this comment
  48. adriatik xhafa September 6, 05:06

    normale kjo loje eshte pa kuptim dhe cdo gje ube qe sali berisha te frikesohet ba sha ete tjere gjykata do mari mase aresti arest shtepie ne gjendje te lire dhe keshtucdo praktike do zgjatet enormale kjo eshte nji presion per gjith ata pushtetare qe mos te ngrejne koken eshte nji fryme ere einteligjences shqiptare si te mbrohemi para gjykates para kushtetutes para popullit amerika i tha leshoje postin ai se linte tani kjo pune do sgjasi per arsye se ka prova dhe europa do te shikoj si vepron ghykata e drejtesia provat u dhane tek imami ska gje me te thjeshte per tu kuptuar edi rama eshte ivetmi kryeminister qe lufton keta hajduter dhe idi te gjitha informacionet prandaj dhe gjykata dhe drejtesia eshte ne vemendjen etij dhe ipret dhe ata urdheri per arest kjo po endihmon z.ramen po mori kete instuticin cdo gje kaloi ne duart ezotit rama dhe kjo dotisbuloje te gjitha vjedhjet qe kane bere meksi kryeministri pare bashke me agron musaraj keta jane te paret qe cuan shqiperine drejtnji fundi shkaterimin egjithe struktures se vendit provat jane tesakta kerkoni pronesit etyre dhe dalin meradhe te gjitha gji nga armet qe shiten deri tek djegjet egjykatave qe te mbulonin pislleqet etyre fullani ika ne dore te gjitha po pati bureri ti tregoj pradaj cdo gje eshte organizuar dhe muncia epare shdukja e fullanit nga kupola qe ai indihmoi te gjithe dhe shpreson te dali pa lagur dota shikojme si dote vejne punet do tja leme kohes ju uroj gjith te mirat ne jeten eperditshme si emigrant ne itali ju pershendes a xhafa

    Reply to this comment
  49. Sallakja September 6, 06:11

    Sa bukur !
    Komentuesit e gaz. Dita po jetojne orgazem kolektiv.

    Reply to this comment
  50. Dulla September 6, 06:50

    Akuze me qesharake per nje super-hajdut nuk mjund te kete. Me mire te lirohet, se sa te denohet “per shpenzime kafesh…”

    Reply to this comment
  51. arvanitasi September 6, 07:54

    Full – ajni ka vjedhur kursimet e shqiptareve e meriton burgun dhe pas tij Sala

    Reply to this comment
  52. DORI September 6, 08:26

    ARJANA FULLANI SHPETOI METEN NGA BURGU KY DO SHPETOJE FULLANIN SHKOJNE BARAZIM ….

    Reply to this comment
  53. lapraka September 6, 08:32

    E ka rradhen GENT MEMETLLARI bashk me FLAMUR GJYMYSHKEN

    se kan vjedh me shume se FULLHAJNI..

    Reply to this comment
  54. KINEZI September 6, 09:00

    Bravo prokurori…

    Reply to this comment
  55. Vladimir September 6, 11:44

    Ne vend te Fullanit te kerkohet nje adminstrator banke gjerman nga zonja Merkel.

    Reply to this comment
  56. Luli September 6, 13:05

    Kush e zgjodhi per roje te parave te shqiptareve kete njeri qe u vet shpall sulltan . Po ekipin e volejbollit kush e drejton tani .

    Reply to this comment
  57. Jimi September 8, 19:50

    Mos t’na genjej mendja se prokurori Troci eshte Falcone apo Borsselino shqiptar!
    Sic po rrokullisen gjerat ne kete vende veshtire qe ky prokuror te kete firmosur arestin e guvernatorit me inisjative personale! Ne kete vende gjerat jane pleksur kaqe keqe sa qe nuk ka bir kurve qe ti shqepe!
    Qe sistemi i drejtesise eshte plotesishte i inkriminuar, jo i korruptuar, edhe kjo dihet dhe qe do te perdore te gjithe artin e vete juridik per te treguar se sa te devotshem jane per te vene drejtesine ne vende, do te zhvillojne nje farse gjyqesore dhe me nje denim administrative qe do ti japin ketyre banditeve do te mundohen te tregojne faqe botes dhe popullit shqiptare se e kryen me se miri detyren qe u ngaekon ligji dhe kushtetuta!
    Por nje gje duhet te dine mire keta bandite, se sado te sofistikuar qe te tregohen ketij populli te shumvuajtur nuk i shpeton asgje, si hajduti ashtu edhe mbrojtsi i tij !
    Mos ti genjej mendja se me pushtetin qe i ka dhene ky popull munde te sillen si te duan
    Deri me tani ky sistem drejtesie me keta gjykates e prokuror eshte fare i pabesushem!

    Reply to this comment
  58. Ardenica September 8, 20:54

    E turpeshme…! Te nesermen e arrestimit te pare te bankierit hajdut, Bitrajt, gazetaret pyeten edhe Ilir Floririn, kryeparlamentarin tone:- C’mendoni per vjedhjen qe ka ndodhur ne Banke
    Pergjigja:- Po, mesova se ne Banken e shtetit ka ndodhur nje ngjarje e pakendeshme…!?
    A ka skandal me te madh se sa te cilesosh vjedhjen e thesarit te shtetit nga nje bande hajdutesh vetem si “…ngjarje te pakendeshme” si nje grindur me komshine…!?
    Kjo ndodh sepse Ilir Meta ka frike se gjyqtarja Fullani ia nxjerre serish letrat Metes dhe e burgos si hajdut. Tregon gjithashtu se gjyqtarja Fullani nuk ka bere drejtesi ne proçesin gjyqesor te Metes por ka bere biznes… Meta po i kthen kusurin…!

    Reply to this comment
  59. sara September 9, 07:59

    Sa mire e ke mesuar shqipen o “Nastrain”.Kush ta ka mesuar Sala apo Rajsoni!A ti ktheu pronat Sala apo ia ka dhene miqve te vet e ty te ka futut perseri gishtin duke i falur edhe arin e marre nga gjyshi yt vendit qe ju riti ,ju pergatiti per kete dite e sot qe ke dale bllof s’te ka mbetur gje tjeter veçese te sulmosh diten qe plehra si Ty e kane vendin vetem tek “55” ose “RD”.

    Reply to this comment
  60. agim September 9, 12:00

    Analize shume e sakte e gjithe sistemit ne Shqiperi! Jam kureshtar te dij nese i ka shkuar per vizite ne burg Fullanit miku i tij ARVIZU !!! Tung

    Reply to this comment
  61. sara September 10, 07:07

    KUR TE FILLOJ TE PRONONCOHET SALI BERISHA PER KETE PROBLEM ATEHERE DUHET TE THEMI ME PLOTE GOJE SE PARATE E FAMILJES JANE TRANSFERUAR NE NJE VEND TJETER ME TE SIGURTE.HESHTJ E SALI BERISHES ESHTE PUNA E PISET QE PO BENE PER TERHEQJEN E DOKUMENTACIONIT SE KU JANE PARATE E FAMILJES.A E KA TAKUAR EDHE AI ELIN DITEN QE E THERRITI MUSTAQEMIU ELIN?

    Reply to this comment
  62. mersin September 10, 10:06

    Zoti Islami dyshoj shume qe arrestimi i Fullanit eshte inskenimi i radhes i mafies politike Nuk kane dore te huajt dhe as eshte veper e prokurorise. Te shohim si do te perfundoje kjo tragjikomedi.

    Reply to this comment
  63. drejtesia September 11, 12:13

    Te nderuar lexues….Para se te beje komentin kam deshire te perseris ato fjale qe jepen ne shtyp….
    Fiona, vajza e Fullanit ka postuar një foto të tij në sallën e gjyqit, duke thënë se mbetet më i madhi në vend…cudi si ta kuptojme kete epitetin qe i ka vendosut babait vet…se ka shume gjuhe e drejtime per tu kuptuar?…atehere me lind e drejta te pyes Fionen…..
    Qe me kete deklarate ajo din shume ,bile ne se nuk flet Full-hajni te flasi para prokurorit ,po pa frike fare,sic eshte edhe shprehut publikisht Fiona,mund te flasi Fiona..sepse din me shume se i jati.sepse pazaret e testamentit te trashigimtareve ,po jane bere te hapura …baba hajni….po me parat e popullit PO,ai ,ka mendu per Fionen e djalin..
    Atehere kam te drejte te bej pyetje,publike- Fiones pas deklarates se saj publike ….e te pergjigjet po publikisht….se cenka shume trime si beka syri trec..cudi…..?
    1. -Sa transferta me parat e popullit ka bere Full-hajni ne bankat e huaja,jashte vendit,PER ANETARET E MAFJES PUSHTET,qe jane nje nr. I madh si dhe per FAMILJARET E TE AFERTIT E TUAJ???
    2. -A ke transferta ne emrin tend apo te vellait e sa JANE ????se mbas femijve te saliut vijne femijet,PO edhe femijet e Full-hajnit…apo jo zonjusha Fiona?
    3. -A keni sygjerime nga sali antishqiptari sepse jane=” miq e shok koke” me Fullanin me saliserbin,mami jote znj.Arjana e te bijen e saliut znj.Argita,,,kane deponuar ne media shume shkrime,shume pazare gjyqesh,aktet pronesie pse jo edhe transfertat per jashte shtetit…e me cfare banke jane kryer…se mendja me shkon keq duke lexuar nje komentues…me psedeonimin .. “Nje skiptare”.
    “Nje skiptare”.( lexo me siper)po e citoj te perseritur…qe une po e citoj…..komentuesin,
    –A di njeri te me thote perse nuk funksionon asnje nga kontaktet per publikun
    ne Banken CREDINS?ndoshta…?
    Ndoshta i kane zevendesuar dhe nuk i kane publikuar…(ky eshte komenti me siper)
    Ahera znj.Fiona “qe te vlersoj per kurajon”,,perseri ju pyes e ne se vertete do me pergjigjesh:
    4. – A m os valle deklarimi nga k/bankieri , I bankes Credins…A.Santo…=drejtuesi kryesor ne banken Credins…e ku aksionet me te medha ne kete banke ,po,po i ka bashkeshortja e saliserb antishqiptarit,famija e tij ,bashkeshortja =Liri Berisha????).pyes cili ishte motive qe u krye vrasja e A.Santos, per eleminimi i tij..kishte shume dilemma,qe fort mire populli I din dhe bile historikisht ka edhe autoresine e tyre,sepse po I preke,,,ato godasin . Nje variant eshte qe I ndjeri tashma,bankieri…po mbase dinte shume dhe ishte ne dijeni te gjitha transfertave te parave jashte shtetit ne bankat e huaja te kryera nga kjo banke Credins,ne bankat e tjera jashte vendit???po perseri nuk eshte e thene se ka skenare te mire kurdisura,e moj Fiona per anollogji bile me mend ne koke, te llogaritesh kohen fill mbas kesaj vrasje,te bankierit,skaluan shume dite kur,po,po fill banka e shqiperise deklaroje publikisht vjedhjen, se mbrojtesit e Fullhajnit deklarojne ne media se banka e denancoj vete vjedhjen.. e per kete na paskish” merita”…te pyes perseri …se si ka mundesi qe veprohet me organizmat shteterore me planifikim kaq te organizuar…? kete din ta kuptoje, ta hetoje I tere populli shqiptare dhe ai boteror qe ska rendur shprehjes e publikimit te kesaj vjedhje qe nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes…e bile edhe te kryeje denimin per mostra hajdutedhiqesh shteterore me kohe e kane bere veprimet sali fullhajni,qe jane hajdutet e ketij vendi e populli,..e per cudi A.Fullhajni ..akoma nuk pranon te japi deshmine para prokurorit …e thene gjithe ketyre moj znj. Fiona te duket babai jot ..po e cilesoj sic e shkruani ju…. duke thënë “se mbetet më i madhi në vend”…..e une kam deshire ta perkthej ne shqip ta lexojne te gjithe shqiptaret se babai jot..Full hajni eshte me krimineli,hajduti me i madh i gjithe botes ,e ndaj mos merr mundimin me genjy popullin e shqiptaret se mjerisht atij i ngjake moj pjelle fullhajneve….te ishe distancu do beja koment tjeter po te shoh se sa ne llum lundroini…..ju familjarisht me mafjen e shtetrotre qe vazhdon t’ju genjeje juve se do t’ju mbroje me genjeshtra… e nuk do ta denojme Fullhajnin…ndaj e epiteton me ate mbiemer??keni zene vend ne ushtrine e tradhetareve te kombit e qe s’jeni pak…shiko veprimet e Fullhajni e asaj k/inspektores,qe jane grup hajdutesh,qe edhe pse vjedh ka kurajen te buzeqesh,hajdutja A.Golemi qe eshte bashkepunetore me fullhajnet…mjere shtepia qe e ka e turpi i Shkodres se nga vjen..urretje se vilat e pasurite te juaja Fullaneve e Golemes nuk vendosen me parat e popullit..pa u zbatuar urdherat e kompanis se mafjes shteterore….aty te galbeni ne burg….denim I perjetshem….ta dine se .ky eshte denimi i popullit,per ju mafjozet hajdutet,me shkollat e Mexiganit e me diplomat per mafjoze sic jeni treguar faktikisht ,ndersa drejtesia e neperkembur nga sali kriminel antishqiptari te beje sherbimin e mafjes serbe….qe te vret ne mes bulevardit sic beri me urdherin e antishqiptareve…qe vrau A.Santon,,qe edhe e dinte edhe ai vete,sic eshte shprehur,sepse ndofta pjese e anetare i tij ishte ??? te vertetat i mbulon dheu sic mbuluan te vraret e meparshem po kujtoj pak Olldashin qe mos ti zinte vendin mafjozit tjeter hajdutit e vrasesit ..kriminelit Lulzim Basha per kryetare PD =PARTI NAZISTE…Kriminelesh….ka shume me fol,por nuk dua te dal jashte thenieve te
    znj.Fiona Arjan,Arjana Fullani….kaq e kuptojne komentin ,por pres pergjigjet e sinqerta nga njomeza Fiona…..se babi e mami kane nje emer,jane nje vetem ndryshojne ne gjini…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*