Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Kombinat

May 30, 2016 17:23

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Kombinat

Kapet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kombinatit. Alban Hyka, i cili dyshohet se vrau me thikë 55-vjeçarin Luan Konfrencka, është arrestuar nga blutë e Komisariatit nr. 6 vetëm pak orë pas krimit. Ai është kapur në fshatin Ndroq të Tiranës.

Mëngjesin e sotëm në Tiranë ka ndodhur një konflikt, i cili ka përfunduar me përdorimin e thikave. Policia bën me dije se rreth orës 10:20 në rrugën “Llambi Bonata”, si pasojë e këtij konflikti ka humbur jetën një 55-vjeçar.

Mësohet se 55-vjeçari është shtetasi Luan Konfrencka, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, ndërkohë policia ka identifikuar dy persona, shtetasit me iniciale A. V., dhe V. I., si autorë të dyshuar të ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tyre.

Fillimisht u tha e viktima ishte 20 vjeç, por më pas u saktësua se Luan Koprencka ishte  55 vjeç .

Autorët kanë qenë me thika, ndërsa 55-vjeçari në përleshje e sipër ka pasur një tullë në dorë, raporton “TvKlan”.

Viktima është me origjinë nga Skrapari dhe jetonte prej disa vitesh në Kombinat. Mësohet se 55-vjeçari është goditur me thikë poshtë zemrës.

May 30, 2016 17:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*