Arrestohet autori i vrasjes në Këlcyrë, plagos edhe një polic

Redaksia Online May 14, 2013 21:45

Arrestohet autori i vrasjes në Këlcyrë, plagos edhe një polic

Policia ka arrestuar sot vrasësin e inspektorit të Mjedisit, vrasje e cila u krye dje brenda një taksie.
Policia e Përmetit ka bënë në pranga shtetasin Jetjon Veizi, ndërsa kapja e tij u bë e mundur në dalje të Këlcyrës.
Mësohet se personi i dyshuar si autor i vrasjes i ka bërë rezistencë policisë duke qelluar me pistolete. Gjate arrestimit madje ka plagosur në dorë me thike dhe një prej efektivëve të policisë me.

Jetjon Veizit, iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e krimit, tip pistoletë si dhe dy thika. Policia bën të ditur se ai ishte person me precedentë të mëparshëm penal, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe vjedhje me armë. Ndërkaq, ai është shoqëruar në ambientet e policisë për të sqaruar arsyet e vrasjes se Inspektorit të Drejtorisë rajonale të Mjedisit në Gjirokastër një ditë më parë. Deri me tani policia përjashton, vrasjen për shkak te hakmarrjes në lidhje me divorcin nga bashkëshortja, duke argumentuar se autori nuk kishte lidhje me gruan e viktimës. 26-vjeçari mësohet se jetonte në Tiranë.

Redaksia Online May 14, 2013 21:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*