Arrestohet autori që goditi me thikë dy kushërinj në Malësinë e Madhe

April 8, 2014 18:25

Arrestohet autori që goditi me thikë dy kushërinj në Malësinë e Madhe

Është arrestuar personi që vrau me thikë 18-vjeçarin Kristjan Kaçaj dhe plagosi  kushëririn e tij Mirash Kacaj, mbrëmjen e djeshme në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Burime nga policia bëjnë të ditur se Marjan Lepuri është arrestuar në banesën e tij në fshatin Bajzë.

Rreth orës 20:00 të së hënës, 24-vjeçari Mirash Kaçaj dhe autori Marjan Lepuri kanë qenë duke pirë kafe në një lokal të fshatit. Sipas dëshmitarëve, sherri ka nisur pasi dy të rinjtë kanë lëshuar fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit. Mësohet se ka qenë Mirash Kaçaj që ka sharë nga 20-vjeçarin, i cili më pas ka nxjerrë thikën duke e kërcënuar. Dy të rinjtë kanë dalë jashtë lokalit dhe kanë nisur të konfrontohen fizikisht.
Në ndihmë të kushëririt ka shkuar 18-vjeçari Kristjan Kaçaj, por ai është goditur dy herë me thikë në gjoks nga bashkëfshatari i tij Marjan Lepuri, i cili më pas ka qëlluar edhe Mirash Kaçaj, duke i lënë të dy të shtrirë në tokë. Banorët i kanë dërguar kushërinjtë e plagosur në Spitalin Rajonal të Shkodrës, që ndodhet rreth 30 minuta larg nga fshati Bajzë. Por për shkak të plagëve të marra dhe hemorragjisë, 18-vjeçari Kristjan Kaçaj nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital, kjo pasi goditja me thikë ka qenë fatale dhe i kishte prekur organet jetësore. Ndërkaq, bluzat e bardha bëjnë me dije se 24-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

April 8, 2014 18:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim