Arrestohet avokati, u kap me kokainë në dhomën e hotelit

April 15, 2019 20:37

Arrestohet avokati, u kap me kokainë në dhomën e hotelit

Një avokat ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikimit të kokainës.

Media italiane bëjnë me dije se në pranga ka rënë avokati Francesco Bizzarri, 51-vjeç.

Urdhrin për arrestimin e tij e dha prokurori publik, Benedetto Roberti.

Avokati ishte në qendër të një hetimi të koordinuar nga prokuroria, që zgjati më shumë se dy vjet. Gjatë muajve hetuesit kanë monitoruar lëvizjet ndërmjet Milanit (qytetit të banimit të avokatit) dhe kryeqytetit Euganean.

Në kryeqytet avokati Bizzarri merrte në dhomat e hoteleve mysafirë të ndryshëm, me të cilët konsumonte sasi të mëdha të kokainës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar  doza të bollshme të lëndës narkotike, që 51-vjeçari i kishte siguruar nga disa tunizianë.

Policia bën me dije se vlera e drogës është shumë e lartë, saqë përjashtohet mundësia se përdorej vetëm nga avokati.

Akuzat që rëndojnë mbi avokatin Bizzarri janë “posedimi i lëndës narkotike”, “vjedhje dhe krime ndaj personit”

Masa paraprake e marrë ndaj avokatit është  qëndrimi në krahinën e Milanos, pa dalë jashtë ndaj dhe nuk mund të largohet nga shtëpia, nga ora 21.30 dhe 06.30.

 

b.b/dita

April 15, 2019 20:37
Komento

1 Koment

  1. lexuesi April 15, 22:30

    ndërmjet Milanit dhe kryeqytetit Euganean? Boh …?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*