Arrestohet babai abuzues

July 9, 2019 23:51

Arrestohet babai abuzues

Pas denoncimit të bërë publik mbrëmjen e së martës në emisionin “Fiks Fare”, babai që kishte abuzuar me vajzën e tij prej tre vitesh, ka reaguar edhe Policia që njofton se ka bërë arrestimin.

Mbrëmjen e së martës emisioni investigativ denoncoi ngjarjen e rëndë të incestit. Një baba ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për tre vite me radhë dhe e ka dhunuar atë fizikisht për të mos treguar.

Gjatë emisionit nuk u bë publik as vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe as inicialet e personave të përfshirë, për të ruajtur vajzën 18 vjeçare, por këto janë përfshirë në njoftimin e policisë.

Sipas dëshmisë së saj, vajza kishte bërë më herët denoncimin ndaj babait, por ai ishte njoftuar nga efektivët dhe vajza ishte detyruar ta tërhiqte denoncimin.

Ajo thotë: “Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg”.

Babai abuzues, veprimet e të cilit janë të regjistruara në video dhe audio, është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë.

e.ll./dita

July 9, 2019 23:51
Komento

1 Koment

  1. Rita July 10, 13:04

    Bashke me te dhe policet qe lajmeruan te jatin se e bija ka bere denoncim dhe denoncomin e te shkretes e moren si te pavertete e madje shkuan dhe me larg duke i tregu deren e burgut vajzes per deshmi te rreme . Eshte detyre e policise te veje pergjues ne ambjetin e shtepise e makinen e imoralit baba (qe vec ket emer nuk e meriton dhe s”e dij pse kujtoj emertimin grek Pateras –Baba qe po te heqesh dy germat e para lexohet Teras qe simbolizon nje qenie si shtrige e keqe e vrastare ) dhe s”eshte nevoja e puna e medias te luaje rolin e dedektivit .Eshte roli i policise . Por kur sheh ate imoral me ate veshje ektravagande ,e makine lind vetvetiu pyetja ku punon ,me cte ardhura jeton ??? Apo eshte nje ndermjetes i policise ne biznezin ilegal , as te themi te droges ???.Kishim dikur nje minister rendi nje Tahir, pastaj nje Xhafe ,e tash nje LLesh e asnje ndryshim .Kemi nje polici qe mbron perdhenuesin e vajzes se tij e viktimen e kercenon me burg ne se deshmia nuk vertetohet ..Mjere kush ka goca duhet me thene e nena .nese yt shoq ben kontrabanden e droges ruani vajzat se cdo gje ndodh nen efektin e droges ,!Se une per veten time nuk besoj qe nje prind i tille te kryeje te tilla veprime te turpshme e te deniueshme me ligj ne gjendje normale !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim