Arrestohet banda shqiptare e vilave në Piacenca, në 20 ditë 18 grabitje

September 9, 2018 12:57

Arrestohet banda shqiptare e vilave në Piacenca, në 20 ditë 18 grabitje

 

Policia italiane e provincës së Piacencës ka shkatërruar një bandë grabitësish banesash e përbërë nga 3 shtetas shqiptarë.

Gjatë 20 ditëve të fundit ata kishin kryer 18 grabitje vilash e banesash në komunat e Monticelli d’Ongina, Castelvetro Piacentino, Villanova sull’Arda, Caorso, San Pietro in Cerro e Cortemaggiore.

Të arrestuarit janë:

1- Shqiptari M.I 22 vjeç banues në komunën Romano di Lombardia në provincën e Bergamos i skeduar dhe i arrestuar më parë për vjedhje nga policia italiane.

2- Shqiptari J.G 25 vjeç banues në komunën Castelvetro Piacentino në provincën e Piacencës i dënuar më parë nga drejtësia italiane dhe me një urdhër dëbimi 5-vjeçar nga territori italian.

3-Shqiptari K.L 23 vjeç banues në Castelvetro Piacentino në provincën e Piacencës i dënuar kohë më parë nga Prefektura e Bergamos me urdhër dëbimi nga territori italian për 5 vite radhazi.

Hetimet e policisë italiane kanë nisur gjatë muajit gusht, pas sinjalizimeve të shumta të banorëve të provincës së Piacencës për numrin e madh të grabitjeve në territorin e tyre.

Pas vënies nën kontroll të zonës, policia italiane ka mundur të identifikoj automjetin tip Volvo e cila përdorej nga anëtarët e bandës e më pas të vë nën pranga 3 shqiptarët..

Policia italiane ka denoncuar dhe të fejuarën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar.

Ajo është një 28-vjeçare shqiptare e cila ishte transferuar të jetonte në Romë duke marrë me vete një pjesë të objekteve të grabitura nga banda me një vlerë prej 20 mijë euro.

Ndër objektet e sekuestruara janë çanta të markave luksoze, bizhuteri e para cash.

a.s/dita

September 9, 2018 12:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*