Arrestohet Besnik Çapja, i dënuar në Itali për trafik kokaine

December 7, 2017 10:29

Arrestohet Besnik Çapja, i dënuar në Itali për trafik kokaine

 

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimi nga forcat e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me INTERPOL Tiranën dhe FNSH-në.

I ndaluari është Besnik Çapja, lindur e banues në Elbasan, i njohur edhe me emrat Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti, pas operacionit të zhvilluar në një pikë bastesh sportive në rrugën “Rinia” të lagjes “Visarion Xhuvani”, në Elbasan.

Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim ndërkombëtar më 28 nëntor të këtij viti nga INTERPOL Roma, pasi rezulton i dënuar me 6 vite e 4 muaj burgim për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” që prej 1 qershorit të po këtij viti nga Gjykata e Torinos.

Besnik Çapja rezulton në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale që trafikonte sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, gjatë periudhës 1 qershor-16 nëntor të vitit 2011, në Santena të Torinos.

December 7, 2017 10:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*