Arrestohet djali i Vehbiut të VEFA-s

July 6, 2017 14:10

Arrestohet djali i Vehbiut të VEFA-s

Policia ka bërë të ditur sot arrestimin e Artan Alimuçës, djalit të ish bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuça.

“Më datë 06.07.2017, Shërbime te Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit: Artan Alimuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës ka derguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të datës 18.11.2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Neni 287/1 i Kodit Penal.

Në dhjetor 2014 Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim Vehbi Alimuçajn dhe djalin e tij, shtetasin Artan Alimuçaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal (me ligjin e kohës së kryerjes së veprës penale).

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.

Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë.

Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

July 6, 2017 14:10
Komento

4 Komente

  1. anticensurë25642654 July 6, 16:48

    unë kam kujtuar gjithnjë se ky në fotografi është Vehbi Alimuça,kurse ky na qënka i biri!!
    vetë vehbiu sa vjeç duhet të jetë??
    me siguri mbi 90!?

    Reply to this comment
  2. Lili July 6, 19:33

    Vetem 4 vjete burg-?
    Ky ligj duhet te hashpersohet,qe mos te ndodhin me keto transferime

    Reply to this comment
  3. populli para 90 July 6, 21:15

    Ne burg te kalben te dy AT e Bir se kane marre shume veta ne qafe. Shume Familie jane shkatrruar nga ato Firma te zeza te udhehequr nga Padrinoja Sali Berisha. Ishte the GODFATHER (Berisha) qe deklaronte se PARATE ishin shumeeeee te Pastra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*