Arrestohet edhe administratori i pronave të Henri Çilit

February 29, 2020 18:44

Arrestohet edhe administratori i pronave të Henri Çilit

Shkon në 29 numri i të arrestuarve për dosjen ku u prangos edhe botuesi e pronari i UET-së Henri Çili. Sot është arrestuar Betim Shkupi, i cili është administrator i “European Education Initiative Holding”, që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar. Shkupi u prangos në Tiranë në shtëpinë e tij.

Pas arrestimit ai është dërguar në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Betim Shkupi është njeriu i besuar i Çilit, pasi pronat i kishte në administrimin e tij.

Në funksion të përfitimeve për favoret ndaj Adil Alikos, Çili kishte futur në rrjet bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në UET sikur është edhe Shkupi.

 

l.h/ dita

February 29, 2020 18:44
Komento

2 Komente

  1. Sa te thella paskan qene keto pune... February 29, 19:59

    Po keta na e paskan shitur aktivitetin e tyre si arsimor, por ne te vertete paskan qene te perfshire ne vepra mafioze, mashtruese dhe kriminale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim