Arrestohet autori i dytë i atentatit në Tiranë

October 31, 2014 17:12

Arrestohet autori i dytë i atentatit në Tiranë

Pa kaluar as 24 orë, Policia e shtetit ka mundur që të arrestojë edhe autorin e dytë të atentatit të mbrëmshëm me armë ndaj 40-vjeçarit vlonjat, Krenar Hasanaliaj.

Policia deklaron se është arrestuar shtetasi Florenc Qepuri, i dyshuar si personi i dytë i përfshirë në atentatin e djeshëm, ndërsa dje arrestoi vetëm pak minuta pas ngjarjes edhe të dyshuarin Xhemal Adushajn dhe sekuestroi motorrin e tyre.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e Unazës së Re, në kryeqytet, ndërsa 40-vjeçari Krenar Hasanaliaj mbeti i plagosur rëndë. Ky i fundit është një person me precedentë penal.

October 31, 2014 17:12
Komento

6 Komente

  1. jozi October 31, 18:15

    KA SHTET JO RUMPALL

    Reply to this comment
  2. alfade October 31, 18:17

    Cuditerisht autoret e kesaj vrasje u kapen brenda 24 oreve , ndersa per vrasjen e Santos ,
    autoret edhe sit e kesaj dite pasi kane kaluar muaj te tere ?nuk kapen ?! Cdo te thote kjo ?Konkluzionin nxirreni vete o shqiptare me mendje te shendoshe ……. !!!

    Reply to this comment
  3. luli October 31, 18:32

    o alfadete na ndimo ti te nxjerrim perfundimin , SANTON e ndjer nuk e vrau , krimi por mafja e atyre qe u laruan nga pushteti . ti ekupton mire se ai krim ka rrenje te thella, po nuk te pelqen ta thuash

    Reply to this comment
  4. Darius November 1, 09:19

    o lulash………4 klanet e ish bllokut jane ne pushtet e do te jene,sepse kane niperit e mbesat e tyre ne cdo fushe,poitike,biznes..etj.
    Kudo qe te hedhesh syrin me nje veshtrim te lehte do te shohesh bizneset me emra te medhenj qe pas tyre jane,Ish mbesa e Gogo Nushit,ish nipi Adil Carcanit,djali i ish Komandantit te bllokut,ish ushtaret e F.Nanos,ish te perzgjedhurit e S.Gradecit….lista eshte shume e gjate.

    Santoja ishte nje sherbetor qe u konsumua shume,dhe Santoja vrau veten.
    Nuk ka rendesi se kush e vrau,te gjithe majtas,djathtas,qender,lart poshte,para,mbrapa keta jane te gjithe NJE.!!!

    Reply to this comment
  5. Flamurtari November 1, 10:13

    Z. R. Vlonjati, sa më pelqen mbiemri juaj, se edhe une jam nga Vlora.
    Por konkluzioni juaj ne lidhje me vrasjen e te ndjerit Santo. eshte mjaft i gabuar.
    Ka ikur ajo kohe kur klika ne pushtet e Sali Berishes, per interesat e tij, te vriste natën dhe te qante diten.
    Pershendetje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*