Arrestohet gjyqtari Ibrahim Hoxha bashkë me të birin

May 2, 2016 22:59

Arrestohet gjyqtari Ibrahim Hoxha bashkë me të birin

Disa javë përgjime dhe vëzhgime ambientale kanë çuar mbrëmë në pranga gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha dhe djalin e tij Ledion Hoxha.

Bashkë me ta rreth mesnatës janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, që dyshohet se po hetohen për akuzën e mitdhënies.

Akuza ndaj gjyqtarit dhe djalit të tij është ajo e korrupsionit.0

Mësohet se Hoxha dhe dy persona të tjerë janë prangosur në një lokal në kryeqytet, ku po bëhej dorëzim i mbikëqyrur i një shume parash, për të cilën u deklarua se është 6 mln lekë.

Paraprakisht bëhet me dije se ka qenë djali i gjyqtarit personi që ka shkuar për të marrë paratë dhe ende mbetet i paqartë roli i babait.

Ibrahim Hoxha është denoncuar në dhjetor 2013 nga ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, për shkelje të rënda gjatë proceseve gjyqësore, veçanërisht me rastin e biznesmenit Paro Laçi, i dënuar në Itali për trafik droge.

Dita

 

May 2, 2016 22:59
Komento

3 Komente

  1. Bim Kullufi May 3, 01:47

    Liroheni se gjynaf per bukes e gojes.Ky eshte njesoj si Fullani, Meta e ndonje fukara tjeter, nuk i bejne dem shtetit se nuk kane gje ne dore.Falenderoj gjykaten per lirimin e parashikuar te gjyqtarit ndene shembullin e KLD.Ky ka dhe mbiemrin e xhaxhit mor shok., ene doren e paska pas te rende , leqe ku i dij une si ka shku pazari i gjyqtareve e prokurore tani, njeri 30 mije euro, ky 60 milion leke, hajde , hajde pare hajde.

    Reply to this comment
  2. luldem May 3, 07:03

    hajt me kembe te mbare deri tek ish kryeministri qe do lufte civile vetem per te shpetuar koqet e tij te fishkura

    Reply to this comment
  3. Arben May 3, 09:59

    KRIMINELAT NE LITAR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*