Arrestohet inspektori i Ministrisë së Mjedisit për korrupsion

January 6, 2016 12:32

Arrestohet inspektori i Ministrisë së Mjedisit për korrupsion

Dy inspektorët që merrnin para për të dhënë licencat për hapjen e bizneseve kanë përfunduar në prangat e policisë.

Burime zyrtare thanë se janë arrestuar gjatë ditës së sotme shtetasit Taulant Manaj, 30 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, pranë Ministrisë së Mjedisit, Tiranë si dhe Florian Progri, 23 vjeç, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë.

Shtetasit e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë një shumë prej 350.000 lekë të reja, për dhënien e një leje mjedisore, procedim i nisur kryesisht pas shfaqjes së filmimeve në emisionin “STOP”në datë 04.01.2016.

Policia po punon për identifikimin e personave/bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /Dita/

January 6, 2016 12:32
Komento

6 Komente

  1. Edi January 6, 12:51

    Rrasini brenda qelbësirat.

    Reply to this comment
  2. daku January 6, 13:04

    LRI (Levizja Rinore Per Integrim)… Eshte taksa e ilir metes kjo.

    Reply to this comment
  3. Ben January 6, 13:34

    He se i nxjerrin neser,me detyrim paraqitje.

    Reply to this comment
  4. sopiqoti January 6, 14:13

    Nenepunes maskarenj qe e njollosin administraten POR ne presim ndonje ” peshk ” te majme qe meret me kesijsh pune.

    Reply to this comment
  5. Thenie January 6, 17:10

    Ec aty…

    Reply to this comment
  6. Kapter Baba January 6, 17:16

    Kerkojne te ndertojne shtet me fshatare brek-grisur nga Tepelena , gomeret e Peqinit dhe te mos harrojme edhe shpellaret e Sali Kriminelit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank