Arrestohet ish-drejtori i rrugëve dhe 10 zyrtarë të tjerë

February 2, 2018 08:55

Arrestohet ish-drejtori i rrugëve dhe 10 zyrtarë të tjerë

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar arrestimin e ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Mësohet se Xhika u arrestua në Tiranë në banesën e tij mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, Prokuroria ka nxjerrë në total 11 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për abuzimet me ndërtimin e rrugës Elbasan – Gjinar.

Në pranga ka rënë dhe Andi Toma, ish-funksionar i PD-së, i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.

Abuzimet financiare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliardë lekë të vjetra.

I gjithë operacioni është udhëhequr deri në mesnatë nga drejtuesi i ri i Prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha.

Mes të arrestuarve janë dhe 7 zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen se kanë bërë kolaudim fiktiv të rrugës Elbasan-Gjinar.

Dosja në fjalë është një nga tre dosjet për të cilat, prokurorja Amanda Xhaferi, kallëzoi për “shpërdorim detyre” ish-drejtuesin e prokurorisë Dritan Gina.

Gina u akuzua nga Xhaferi se kishte fshehur dosjen e rrugës Elbasan-Gjinar.

o.j/dita

February 2, 2018 08:55
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi February 2, 09:15

    Keta kane bere namin! Megjithate, krahasuar me te tjere, mbeten peshq shume te vegjel! A u hapen portat per tu vene prangat abuzuesve te ketyre 27 viteve? Nuk ka vend per entuziazem, sidoqofte, ngelet per tu pare!

    Reply to this comment
  2. info analitike February 2, 11:28

    Ama per keto cironkat u be gjithe zallamahia! Shoke, shoku Lu me shoqen Vlahutin nuk jane aspak te kenaqur nga puna juaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*