Arrestohet ish-ministri serb Dragin

Redaksia Online November 25, 2012 16:03

Arrestohet ish-ministri serb Dragin

Ish-Ministri serb i Bujqësisë, Sasha Dragin, u arrestua në Beograd me akuzën e shpërdorimit të detyrës, raportuan mediat vendase të dielën. 

Njëkohësisht me të u prangosën edhe shtatë ish-funksionarë e sipërmarrës të tjerë,

Ish-ministri dyshohet se në shpërdorim të detyrës realizoi një shitje të paligjshme të pesticideve minerale, duke dëmtuar buxhetin e shtetit me vlerën e 4,5 milionë eurove.

Dragin konsiderohet si një prej politikanëve më të afër me ish-presidentin Tadiç.

Ai shërbeu ndër vitet 2004-07 në qeverinë rajonale të Vojvonës, përpara se të merrte detyrën e ministrit të Mjedisit në maj 2007 dhe të bujqësisë, pyjeve dhe manaxhimit të ujrave midis viteve 2008-11.

(Top-Channel)

Redaksia Online November 25, 2012 16:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*