Arrestohet kosovari, tentoi të vidhte dy turistë hungarezë në Milot

August 29, 2018 16:05

Arrestohet kosovari, tentoi të vidhte dy turistë hungarezë në Milot

Një 46-vjeçar nga Mitrovica është arrestuar, pasi ka tentuar të vidhte dy turistë hungarezë që kishin ndaluar në Milot me makinën e tyre.

Policia e Lezhës informon se i prangosuri është shtetasi Leonard Hasi.

Hasi ka tentuar sot rreth orës 09:00 të vidhte makinën e shtetasve hungarezë me inicialet G.B dhe E.B, të cilët në atë moment ishin duke blerë.

Në pamundësi për ta realizuar vjedhjen, 46-vjeçari ka marrë çantën që ndodhej në sediljen e pasme të makinës.

Gjatë tentativës për t’u larguar, ai është kapur menjeherë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.

s.a/dita

August 29, 2018 16:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*