Arrestohet Kristjana “Saxobeat”

August 31, 2016 09:54

Arrestohet Kristjana “Saxobeat”

Kristjana Ibro e njohur dhe si balerinë me emrin e artit Kristjana Saxobeat është arestuar nga policia e Tiranës për akuzën e vjedhjes.

Ajo është bërë e njohur si balerina e videove të këngëtarëve dhe u përfol për një marrëdhënie me rreperin Noyzi.

Ajo akuzohet se i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S një 46 vjeçari në banesën e tij pak ditë më parë.
Vetë personi i identifikuar me inicialet L. S ka bërë denoncimin.

Policia informon :“Arrestimi i saj është bërë pasi shtetasi L. S., 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S.

Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilesinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës iPhone 6S.

Arrestimi i saj u bë nga ana e specialistëve te Komisariatit Nr 1

18 vjeçarja lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, është dënuar më parë për veprën penale të, “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”

Kristjana ka bashkëpunuar me Noizy-n si figurantë e disa klipeve të tij.

August 31, 2016 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*