Arrestimi, Gjika refuzoi katër herë t’i përgjigjej prokurorit

February 7, 2015 15:00

Arrestimi, Gjika refuzoi katër herë t’i përgjigjej prokurorit

SHËNIM: Shpëtimi dhe 21 të shpëtuarit që shërbejnë si pikëpyetje

 

Padia e dytë ndaj kryebashkiakut socialist të Vlorës, Shpëtim Gjika, nuk erdhi si rrufeja në të kthjellët. Së pari, sepse vetëm për kthjelltësi nuk mund të flitet në këto ditë reshjesh të furishme, dhe së dyti, sepse shenjat nga organi i akuzës, ishin dhënë që Gjika mund të kishte vepruar edhe me ndërtime të tjera siç veproi me lejen e pallateve, për të cilat Gjykata e Faktit Tiranë e shpalli të pafajshëm para pak më shumë se dy muajsh: Vulosi vetë më parë letrat, pastaj rregulloji institucionalisht.

Kishte nga ata që menduan se akuza e parë ndaj Gjikës ishte një fillim i mbarë i luftës anti-korrupsion të qeverisë; kish të tjerë që ja atribuuan ngjarjen, përplasjeve që ai ka pasur më parë me kreun socialist Rama; dhe të tjerë akoma, që menduan se kjo ishte një shfaqje e prokurorisë. Pra, tregohet shpirt aksioni kundër korrupsionit të zyrtarëve, por gjykata e liron se dosja nuk është kopsitur mirë, apo se mungojnë faktet, dhe më pas i arrestuari del më i fortë se më parë. Ka pasur dhe arsyetime e hipoteza të tjerë në botën virtuale e atë reale, dhe jo më kot. Sepse në këtë vend kanë ndodhur nga të gjitha.

Ajo që shkaktoi habi, pra, këtë radhë ishin prangat. A është Shpëtim Gjika njeri i rrezikshëm shoqërisht; a mund të manipulojë ai provat për një ngjarje të ndodhur vite më parë, çka e shtyn gjykatën të firmosë prangat? Zor të besohet. Dhe pikëpyetja e djeshme mbetej pikërisht kjo: Pse vetëm ky? Pse jo prangat edhe për Xhelalin e Kamzës? Pse jo për Bashën?

Opozita doli dhe reagoi menjëherë, duke thënë se qeverisë i duhet një diversion i fuqishëm për të shpërndarë vëmendjen e publikut nga përmbytjet. Ata i dinë mirë këto punë se kanë një mësues të hatashëm për diversione; atë e kishim kreun e qeverisë djeshme. Ka edhe zëra se ngjarja e djeshme, që duket se e befasoi edhe vetë Gjikën dhe e trazoi fizikisht e psiqikisht, erdhi për të pastruar terrenin politik lokal në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit për rivalë e deputetë lokalë; që nëse ai kishte qoftë dhe një fije besim se mund të kandidonte prapë, t’ia shkërmoqnin.

Ende nuk mund të vihet bast për asnjë nga gjithë këto variante e versione, por ajo që bie në sy është një këmbëngulje ndaj Shpëtim Gjikës. Ngjan se formulimi i akuzës dhe firma e arrestit me burg, është bërë e tillë që ai të provojë me patjetër qelinë për disa ditë.

Të kuptohemi, nëse gjykata e gjen fajtor, ai duhet jo vetëm ta provojë, por edhe ta jetojë qelinë, sipas ligjit. Kjo nuk ha diskutim. Ajo që ha diskutim, është përse në një listë prej 21 pushtetarësh lokalë të niveleve të ndryshme, që kanë prej dy vjetësh mbi supe dosje që po shfryhen rrugës, duke përfunduar ja me pafajësi, ja me truke procedurale, drejtësia shtyhet përpara vetëm në Vlorë?

Nëse ka më në fund një vullnet të palëkundur anti-korrupsion, pasi prangosën Shpëtimin, duhet të prangosin edhe 21 apo 221 të tjerët që paragjykimet të zhduken.

***

Refuzoi 4 herë Prokurorinë, arrestohet Shpëtim Gjika

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, përfundon në qeli për lejet e paligjshme të ndërtimit. Bashkë me të u arrestuan ditën e djeshme edhe drejtoresha e Planifikimit të Territorit në Bashki, Doriana Sulaj dhe biznesmeni i ndërtimeve, Artur Haxhi. Prokurori i Vlorës, Ramadan Troci, kishte kërkuar nga Gjykata miratimin e “arrestit me burg” për dy zyrtarët dhe sipërmarrësin, ndërsa ditën e djeshme ishte miratuar. Rreth orës 15:00, forcat RENEA bënë ekzekutimin e urdhrave të prokurorisë, duke arrestuar në banesë kryebashkiakun Gjika, në afërsi të “Sheshit të Flamurit” biznesmenin Haxhi dhe në zyrë drejtoreshën Sulaj. Shkak është bërë një hetim i nisur në vitin 2013, si pasojë e denoncimit që ka bërë një qytetare për ndërtim të paligjshëm të pallatit 11-katësh në pronën e saj. Prokuroria ka zbuluar se Gjika ka ndjekur të njëjtën skemë si në dosjen e parë për të cilën u akuzua, duke shtuar në një mbledhje të KRRT-së së vitit 2011 lejen e ndërtimit për pallatin me 4 pronarë, duke përfshirë edhe një truall shtetëror. Ndaj Gjikës dhe Sulajt rëndojnë 4 akuza, kurse ndaj biznesmenit Haxhi dy vepra penale.

Arrestet e prokurorisë

Kërkesa për masat e arrestit me burg u depozituan paraditen e djeshme nga Prokuroria e Vlorës në Gjykatë, me firmën e kreut të ri të akuzës së këtij qyteti, Ramadan Troci. Ky një emër mjaft i njohur, pasi gjatë detyrës në Tiranë prangosi në muajin shtator të vitit të kaluar edhe Guvernatorin Ardian Fullani. Gjykata e Vlorës pasditen e djeshme ka shqyrtuar në mungesë dosjen dhe aprovoi 3 masat e “arrestit me burg”. Organi i akuzës ka përcjellë urdhër-arrestet në Policinë e Vlorës. Rreth orës 15:30 u konfirmua zyrtarisht ekzekutimi i tyre nga policia. Mësohet se Shpëtim Gjika është arrestuar në shtëpinë e tij rreth orës 15:00, pasi ishte vënë në dijeni nga krerët e lartë të policisë së ndaj tij kishte një urdhër-ndalimi dhe se duhet të paraqitej. Është dërguar pa pranga deri në drejtorinë e policisë dhe më tej është mbyllur në paraburgim. Po në të njëjtën kohë, specialet e RENEA-s kanë ndaluar te “Sheshi i Flamurit” edhe biznesmenin Artur Haxhi, kurse agjentët e policisë ndaluan në zyrën e saj drejtoreshën Doriana Sulaj.

Pse u arrestua Gjika

Burime nga prokuroria thanë për gazetën “Dita” se ndaj kryebashkiakut ka një tjetër dosje penale, e ngjashme me të parën, për lejet e ndërtimit, që dyshohet se janë falsifikuar. Denoncimi është depozituar nga një qytetare dhe nga hetimi prej më shumë se një viti janë gjetur prova që implikojnë edhe kryebashkiakun. Por gjendja e Gjikës është rënduar më shumë nga fakti i mosbashkëpunimit me organin e akuzës. Sepse sikurse në rastin e dosjes së parë, gjykimi ndaj tij mund të bëhej përsëri në gjendje të lirë. Edhe për dosjen e kaluar, Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg në 2013, por Gjykata vendosi gjykim në gjendje të lirë. “Këtë herë ndaj të zgjedhurit vendor rëndon edhe një akuzë tjetër që i rëndon pozitat. Ai ka refuzuar të japë dokumente dhe informacion zyrtar të kërkuar nga prokuroria për mbledhjet e KRRT-së së Vlorës gjatë vitit 2011, ku dyshohet se është kryer falsifikimi”, thanë burimet për gazetën. Mësohet se Prokuroria kishte tentuar 4 herë zyrtarisht, duke i shkuar edhe në zyrë Gjikës për të marrë dokumentacionin, por është refuzuar. Në këto kushte është kërkuar edhe arrestimi me urdhër të gjykatës. Në procesin e kaluar Gjika u akuzua për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim”. Por këtë herë ka edhe një akuzë më shumë, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Dy të tjerët

Prokuroria bëri me dije se drejtoresha e Planifikimit të Territorit, Doriana Sulaj, dyshohet se ka konsumuar veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “shpërdorimit të detyrës”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Sulaj është njëkohësisht edhe bashkëshortja e një drejtuesi aktual të Klubit të Futbollit Flamurtari, ish-futbollist. Kurse ndaj pronarit të firmës së ndërtimit “Turi&M.Z.B.”, rëndojnë akuzat “falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim i paligjshëm” dhe “mashtrim”.

 

 

 

Dosja e plotë e Prokurorisë, 4 provat që rëndojnë mbi Gjikën

Prokuroria e Vlorës ka sqaruar dje me detaje dosjen hetimore që rëndon ndaj kryebashkiakut Shpëtim Gjika, vartëses së tij dhe biznesmenit të ndërtimeve, pronar i firmës “Turi&M.Z.B”. Procedimi konfirmohet se është regjistruar në vitin 2013, me numër 1264, pas denoncimit të një qytetareje që pretendonte se i ishte zaptuar prona. Trualli ku tashmë është ndërtuar pallati 11 katësh ndodhet në afërsi të shkollës “Ali Demi” në Vlorë. “Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme lidhur me këtë procedim penal, ka rezultuar se Shpëtim Gjika, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me Doriana Sulaj, në cilësinë e Drejtores së Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, kanë përpiluar dhe lëshuar dokumente me përmbajtje të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës. Gjika akuzohet se ka përfshirë në një mbledhje të vjetër të vitit 2011 të KRRT-së, një leje ndërtimi në procesverbal për firmën e ndërtuesit Haxhi, por në fakt në atë mbledhje sipas prokurorisë nuk është diskutuar kjo leje. Tre vjet më vonë, biznesmeni ka nisur ndërtimin, duke bërë edhe procedurat e regjistrimit në ZVRPP të truallit, ku një pjesë e tij ishte pronë shtetërore. Gjatë hetimit të kryer, organi i akuzës ka kërkuar dokumente nga kryebashkiaku për mbledhjen e vitit 2011, por ai ka refuzuar t’i vërë në dispozicion materialet. “Më 17 janar 2011 nuk rezulton të jetë marrë në shqyrtim një kërkesë e tillë për leje ndërtimi”, tha prokuroria. Ndërsa më vonë është bërë edhe falsifikimi i të gjitha dokumenteve për regjistrim trualli dhe ndërtimi. “Nga ana e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, si dhe Drejtores së Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit, protokolli i mbledhjeve në mënyrë të përsëritur është refuzuar që të vihet në dispozicion të grupit hetimor të kryesuar nga Prokurori”, sqaroi organi i akuzës. Gjika pritet të dalë për rikonfirmim të masës së sigurisë në Gjykatën e Vlorës brenda 48 orëve nga momenti i arrestimit. Do të jetë prokuroria që do caktojë ditën e masës.

Më tej renditen edhe 4 provat mbi të cilat mbështetet ky hetim:

Vendim me nr.1, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në numrin rendor 19 të të cilit përshkruhet se “është miratuar shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi 2-8-10-11 kate, me subjekt ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, me pronarë 4 familje.

Vendim me nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij, sipas formularit nr.2, që mban datën 10.04.2013, për truallin në pronësi të 4 familjeve.

Leje ndërtimi nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, sipas formularit nr.4, që mban datën 10.04.2013, në favor të subjektit ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k.

Leja e përdorimit me nr.18, datë 18.06.2013 e Kryetarit të Bashkisë Vlorë.

Akuzat ndaj Gjikës dhe Sulajt:

“Falsifikimi i dokumenteve…”

“Shpërdorimi i detyrës”

“Ndërtim i paligjshëm..”

“Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

 

Akuzat që rëndojnë mbi biznesmenin:

“Falsifikim i dokumenteve”, në

bashkëpunim, më shumë se një herë

“Ndërtim i paligjshëm”

“Mashtrimi”

 

Avokati Ardian Leka:

“Është një proces i montuar politikisht pasi fituam gjyqin e parë”

Avokati i kryebashkiakut Shpëtim Gjika, Ardian Leka, shprehet se arrestimi i klientit të tij është një proces i montuar politikisht. I gjendur në Vlorë ditën e djeshme, ku është takuar edhe me kreun e bashkisë në ambientet e Policisë, avokati deklaroi për mediat se arrestimi ishte i paligjshëm. “Ligji e thotë qartë kur masa e arrestit bëhet në mungesë dhe në mënyrë të fshehtë. Ku do shkojë Shpëtim Gjika? A është një person i rrezikshëm? Po bëhet një lojë e ndyrë politike me qëllim për të mos u mbyllur procesi ndaj tij. Procesi është i montuar politikisht”, tha Leka. Ai shpjegon se ka qenë denoncimi i një qytetareje që pretendon prej 10 vitesh se i kanë marrë pronën, por që ka humbur të gjitha gjyqet civile. Ndërsa i është drejtuar prokurorisë me denoncim. “Bëhet fjalë për të njëjtën mbledhje të vitit 2011 dhe vendimet janë kolegjiale. Kjo masë arresti bëhet pikërisht pse ne fituam gjyqin në shkallën e parë. Në seancën e ardhshme do kërkojmë daljen e zotit Gjika nga qelia, ndërkohë që nëse duan ta vazhdojnë hetimin, le ta vazhdojnë”, shprehet avokati.

http://www.gazetadita.al/fushata-anti-korrupsion-kunder-drejtuesve-vendore-shfryhet-ne-gjykata/

 

 

 

February 7, 2015 15:00
Komento

43 Komente

  1. Arben February 6, 15:51

    TE SHOHIN NE FUND SI DO MBYLLET.

    DO ZOTI I KANE ARDHUR MEND GJYQESORIT DHE BEN DETYREN QE KA NE NJE VEND NORMAL

    Reply to this comment
  2. RRESHEN February 6, 15:52

    po ky dako i durresit kur e ka rradhen per pallatin e vet 1 te pranvera dhe tjetrin te vollga e ka durresin si kandaharin

    Reply to this comment
  3. LORA February 6, 15:56

    A do te rezultoje si burgosja e fullhajnit????? Kjo eshte ceshtja.

    Reply to this comment
  4. Shptim Mziu February 6, 15:57

    Vertet? Po per ta liruar kur e kane bere ne plan ?

    Reply to this comment
  5. Lul February 6, 16:02

    O Xhelal thuaj Vjollces ti paketoj rrobat dhe batanijet se furtuna do kaloj dhe ne kamzen blu…nese Bujar Thiu… Dhe Sali Krimineli nuke nderhyjne ne prokurori zingjiri i arrestimeve do te jete i pa keputur…tani te shikojme me ardhjen e pranveres besoj se Llalla do dal nga bunkeri dhe populli te filloj te marre fryme nga keta hajdute bythec qe cdo fond e perdoren per haremin e tyre. Poshte Sali Berisha.

    Reply to this comment
    • Misteri February 6, 16:20

      Hahaaaaaaaa film i pare dhe me pare.Ramadan Troci areston FULLANIN me urdher te EDI RAMES thjesht per ta kercenuar e mbyllur gojen se ndryshe e peson si ARTAN SANTO dhe pastaj po me urdher te EDI RAMES reabilitohet FULLANI.SHpetm GJika arestohet po nga ky regjisore TROCI qe dje ne darke darkoj me EDI RAMEN dhe sot areston SHPETIM GJIKEN per show se ky i fundit kishte filluar te nuhaste dhe po bente gati nje dosje per fondet e lungomares dhe EDI RAMA urdheroj arestimin per ta kercenuar.Gjika po pranoj ta mbyll gojen do dal ndryshe e peson si ARTAN SANTO qe sju bind EDI RAMES.Behu bure shpetim dhe prano kushtet ose thuj lamtumire familjes se EDI RAMA sta fal po fole te dergon lule e thote iku nje cun vlore sic tha per santon iku nje cun tirane

      Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi February 6, 16:13

    Ej,nuk është ndonjë gjë e madhe ky arrestim? Të gjithë funksionarët e lartë të këtij shteti kanë hyrë si hajdutë dhe kanë dalë si heronj! E kundërta ndodh vetëm me hajdutët dhe të korruptuarit e vegjël! Kujdes nga qënia në radhët e të vegjëlve? Tung!

    Reply to this comment
    • Kasem February 7, 04:58

      Arrestimi i Shpetim Gjikes eshte bere me urdher te Edi Rames per te mashtruar popullin e Vlores se gjoja eshte i pa anshem edhe ndaj socialisteve, me qellim qe vlonjatet te votojne perseri per kandidaturen e re te PS per kryetar Bashkie. Se dyti, ai kerkon te promovoi prokurorin RAMADAN TROCI qe neser ta emeroi Prikuror te Pregjithshem, ngaqe e ka vegel qorre. Kush nuk i merr vesh keto taktika te Edi Rames eshte thjesht nje njeri qe ha buken e familjes dhe te shtetit kot.

      Reply to this comment
  7. "Horri i Bulevardit" February 6, 16:23

    Uroj qe kete radhe mos te shohim spektakel.
    Por mbetem i mendimit, se biznesmeni, (qe nuk e njoh fare) nuk duhet te arrestohet, ne kete rast.
    Ky biznesmen ka patur nje leje ndertimi, e ka marre me rryshfet apo jo, ai eshte biznesmen, por pergjegjesia bie mbi ata qe e kane dhene kete leje.
    Nje biznesmen mund te arrestohet per shume arsye, por jo se po nderton me nje leje.
    Thuhet se ka fallsifikuar dokumente, ne qofte se eshte e vertete, atehere arrestimi i biznesmenit eshte i drejte

    Reply to this comment
  8. gashi February 6, 16:24

    Prokurori Troci duhet te behet shembulli i punonjesit te drejtesise qe e ka ndergjegjen te paster per vete dhe kerkon qe ne kete vend rrumpalle, me ne fund, te behet drejtesi me peshqit e medhenj, pasi te vegjelit nuk ngrene kandar. Edhe nje here: T’u lumte Z. Troci!

    Reply to this comment
  9. gashi February 6, 16:26

    Prokurori Troci duhet te behet shembulli i punonjesit te drejtesise qe e ka ndergjegjen te paster per vete dhe kerkon qe ne kete vend rrumpalle, me ne fund, te behet drejtesi me peshqit e medhenj, pasi te vegjelit nuk ngrene kandar. Edhe nje here: T’u lumte Z. Troci!
    Shpetim Gjika, ashtu si Fullani, Xhelal Mziu e kompani, e ka mbushur kupen me kohe dhe, bashke me Saliun, Bashen etj. duhej te ishin prapa hekurave.

    Reply to this comment
  10. Zogu February 6, 16:39

    Te zite ju o komentues qe ju kane zene LESH syte dhe veshet bashke. Ne Vlore pritet qe kandidature e PS te jete ministri i brendshem Saimir Tahiri. Ky i fundit tashme figuron si banor i Vlores ne gjendjen civile. Flitet se Shpetim Gjika eshte organizator i banoreve te lagjes Kushtrimi dhe po ben te pamunduren per te sabotuar zgjedhjet e 21 Qershorit. Ky eshte informacion i sigurte dhe une po pres te shoh komentet e juaja per PS dhe Edi Ramen. Po rezervohem me komentet e mia por ne mendje me vjen batuta e Mato Grudes, Ike Plaku Mere ikeeee,me gjithe tespih e Tosun Bac….!

    Reply to this comment
    • Lleshi February 6, 17:10

      Ti Zogu , i “rezerveon” komentet , por helmin e hedh ketu ! Po me Plakun Mere (Saleh Berishovicin) cfare lidhje ka kjo pune ?

      Po i afron gje burgu sipas teje ?

      Reply to this comment
  11. skifteri February 6, 17:00

    me nje lule s’dele pranvera !!! Me nje Troc nuk sherohet kanceri ne prokurori ,por kemi nje vater semundje ,nje llagem kanceroz gjykatsit me te poshter qe kane kryer krime te tmerrshme ,zoti ne kurriz te tyre u’hedhte kertyre plehrave.ku vrasesin e nxjerrin te pafajshem ,e bejne hero I japin dhe dekorata!!!! le te shohim ,Fullanin e nxoren kerceu ne BALLON mbretrore te presidentit sakat ,dhe nga ky president sakat kemi dhe K.L.D sakat

    Reply to this comment
  12. ardi February 6, 17:24

    Shpetim gjika ska bere as me pak dhe as me shume se gjith kryebashkiaket ne kete vend,eshte goditje politike se shpetim gjika nuk i bindet nenes parti Ky njeri eshte Shum kokfort AQ kokfort sa dhe sala sja uli dot koken ,Kush i harron perballjet E tyre!por rama dhe koco kokdhjeri duan saimir cerin ne krye te vlores dhe Jo gjiken!nje ze me Thot qe kesaj qeverie do ti vij fundi nga vlora ashtu si Shum qeverive te meparshme!zoti Rama kujdes nga vlora! I erdhi fundi otomanve nga vlora Jo me ty

    Reply to this comment
  13. skifteri February 6, 17:30

    *** o’dit zi ke ngele ne Kohen e Mato Grudes ne luften e dyte botrore ,o’fallgjor shpirte zi, ju me maçok ne bark me sa duket, arrini te beni dhe PROGNOZEN !!!???. Je regres qe do thote prapambetje!.. ;Shpetim gjika nuk eshte zoti I pa gabueshmi qe nuk korruptohet, çekiçi i drejtesise duhet te bjere mbi cilido qe shkel ligjin,iku koha e bandes Saliushit me dyzet hjdute, qe nuk i ndeshkonte prokuroria dhe ase gjykata e plepave ,mjafton te pagueshe dy per Salen nje per lalen !!.Shteti i se drejtes sa ka filluar te jape shenja te [email protected]@@@@@@@@.

    Reply to this comment
  14. askushi February 6, 17:31

    ka te drejte zogu,eshte thjesht levizje per te eleminuar pèton nga zgjedhjet e ardhshme si element qe mund te prishi punè

    Reply to this comment
  15. kanina February 6, 18:07

    po mire or burra …po ca eshte ber ne kete vend ..nje karikew ,nje laps dhe nje bllok ……….dhe jam mbret ……..Shpresojme mos te jete shou mediatik dhe keti prokurorit ,ramadanit ..zoti i dhente shendet dhe jete ….se epret pune e madhe ne vlore ……….O beheni vloren o shkretoheni …qe u shkretofshin te gjithe ata qe ekatandisen kete qytet per turp ……Ligji ne vend per te gjithe ..sepse po nuk vajti nje nga keta hajdutet e medhej ne burg ………….mos prisni me qe te mbarojne ata te vegjlit ……….Brava RAMADAN !!!!

    Reply to this comment
  16. dash February 6, 18:16

    nqs do te konvertojme keto krime “fallsifikimi dokumetesh” nga shpetim gjika atehere i bie qe saleh berishen duhet ta hedhim ne nje fuci me zift te valuar dhe lule bashen duhet ta varim ne litar te xhamia ethem beut ne tirane..

    Reply to this comment
  17. rilindja February 6, 18:18

    Vlora kerkon vlonjat ne krye ,jo tiranas,le ta provoje Edi Rama te na sjelle Tahirin apo bythelepirin per kandidat per kryetar bashkie ,do ktheje majat nga ka thembrat,vlora do ti jape nje mesim te mire qe se ka pare ndonjehere
    Z.Kryeminister,pse nuk fut ne burg Sali Berishen e CO qe shiti,vodhi ,e vrau Shqiperine,apo ke hallin e kokes tende ,jo z.Edi ,Vlora nuk ju la ne balte juve,ndersa me ju po ndodh e kunderta,ju po denoni vloren,vlonjatet Socialiset e Vertete.Keta qe ju keni zgjedhur per te na drejtuar nuk jane socialiste,ju e dini nga i keni sjelle
    Shume shpejt soc. e vertete do te zgjedhin njeriun e tyre jo te Kokedhise se qelbur

    Reply to this comment
  18. askushi February 6, 19:03

    Pse ky mustaqja na qenka vlonjat?

    kè do te veje rilindja si kandidat ne vlorè do zgjidhet dhe kjo nuk diskutohet
    po vetem per fakitn qe ne vlorè nuk kanè ngelur vlonjatè
    se nuk eshte e mundur te kete vlonjatè te vertete vlora dhe tè zgjidhnin kete mustaqen 3 here
    si nuk doli nje vlonjat ne kaq vite nuk them nje dack po nje te bèshtyme keti ffashatarit qe e beri vloren beton
    ska vlonjat vlora jo,ka burreca qe u interesojne vetem interesat personale

    Reply to this comment
  19. Zeneli February 6, 19:18

    Babai i zotit Gjika eshte nje nga sigurimsat me te eger te Vlores

    Reply to this comment
  20. lavdosh February 6, 19:31

    Po Berisha, Lulka, Mziu, Beqo dhe lukunite e bajraktareve te tjere kur do ju vije rradha
    Eshte koha me qene avokat, se sic po vine opunet do jete profesioni me i paguar

    Reply to this comment
  21. Roni February 6, 19:37

    Arrestoni Koci Xoxen(Dakon) e Durresit!Eshte nje Qytet i tere qe e urren dhe qe eshte i neveritur nga sjellja e tij prej gangsteri politik.Po e rendon shum ate qytet me beton,qytet qe eshte krijuar mbi balte.Nuk eshte cudi qe nje dite,nga pesha e madhe balta ta terheq ne thellesi gjithshka te krijuar.E gjitha qe duhet per ta provuar masakren Dako eshte nje gjeometer dhe nje meter.Dilni cep me cep dhe masni sasin e betonit te hedhur ne qytet.Thjesht dhe kaq!Une qe sot e shoh ate qytet si nje grope gjigande e cila ka perpire ne thellesi Betonin Dako.Shpetoni Durrsaket nga tragjedia!

    Reply to this comment
  22. Baba Ali Tomori February 6, 19:49

    Po ai qe rregjistroi “Kompleksin Jon”, perfaqesuesi i9 LSI-se, Kujtim Sulcja kur do t’i hidhen hekurat? Sa te kete Liken besoj se nuk e gjen gje.

    Reply to this comment
  23. fteri February 6, 19:58

    KOK dhija ka gishte ne arrestimin e xhikes se ku e ka hallin !!?? Himarjotet kane urrejtje ndaj vlonjatve .SH.XHika eshte nje nga kryebashkejaket elitare,me te mire te vendit kjo eshte shume e dukshme. Por ne shqipri ka sot krye bashkiake qe kane bere kerdine me dhenje lejesh abusive, ndertime te pa ligjeshme,si ai i sarandes ne Kohen e P.D-se qe betonizoi ne menyren me te turpshme qytetin e bukur bregdetar dhe mbushi gjepat me para dhe u zhduk ,si ky jane gati gjithe kryebashiaket e shqiprise ,ku eshte personazhi i shami- kuçes te kamzes!?..shetit I lire..!!!! ligje i DREJTE eshte ai ,qe per krime te njeta ,denimi te jete i njete.PRA ndalimi SH.XHikes eshte politik,ose te arrestohen te gjithe k/bashiket e Republikes.

    Reply to this comment
  24. turi February 6, 20:00

    Po shokun e vet Blerdin nuk e paskan marre?Apo ai ka me shume kellqe se Gjika

    Reply to this comment
  25. Altin Gjata. February 6, 20:25

    Po krye kriminelin dhe ajdutin sali berishen kur do ta harestoui .???

    Reply to this comment
  26. isi February 6, 20:47

    Meqe s`ke ci ben kriminelit me antishqiptar,sali berisha,qe ka vrare e ka vjedhur e ka mbjelle beton kete vend,qe ty te ka bere lecke,zhele z.edi,hajde tu bie taneve,familjes tende,dashamireve,se per kete je i zoti!!!!

    Reply to this comment
  27. plaku i mocem February 6, 20:52

    Eshte kryebashkiaku i pare ne 25 vjet qe e arrestojne,ne nje kohe qe veprime nga me monstruozet jane bere ne te gjitha qytetet e republikes.Nje kryebashkiak jep llogari per veprimet dhe mos veprimet.Edhe ata kryebashkiake qe nuk kane dhene leje ndertimi por kane lejuar te ndertohet pa leje,kane bere shkelje penale.Bie ne sy se Vlora eshte qyetti ku se kane per gje te arrestojne kedo e kurdo,”qellojne si ne derr”atje ne Vlore,perfshire dhe kryebashkiakun.Pyetja eshte kush e pengon Qeverine qe te behen arrestimet e bashkiakeve te tjere?Perse ankohet qeveria se i ka duart e lidhura nga prokuroria?A ka ndonje ze nga qeveria per kete arrestimin e Gjikes?Nuk ka,dmth se arrestimi eshte ne pelqim te qeverise,pra qveria bashkpunon me prokurorine.Dhe per ato mos arrestime qe nuk jane bere nga prokuroria fajtore eshte perseri,qeveria.Keshtu i takon me nje llogjike te thjeshte.Arrestimet qe jane bere ne Vlore,perfshi dhe hipotekave (disa) kane vetem nje prapavije,te dekurajojne votuesin vlonjat,qe te krijohet bindja se ne Vlore nuk ka kapacitete per te qeverisur ate qytet(me ndarjen e re teritoriale me gjithe krahinen perrreth),me qellim qe te delegojne ndonje nga Tirana!).Krahasojeni kete arrestim me ate qe eshte bere ne Himare dhe kush e beri dhe cfare i bene atij qe e beri Himaren ashtu?Por qellimi i ketij arrestimi eshte gjetke.(Nuk e njoh Shpetim Gjiken dhe nuk e marr ne mbrojtje, ne se ka shkelur ligjin te pergjigjet). Por me arrestimet qe behen ne Vlore kerkohet te luftohet nje prototip i nepunesit korrekt qe buron nga mentaliteti i qytetarit te Vlores dhe krahines per rreth.Ju siguroj se vetem ne fshatrat krahines dhe ne cdo lagje te qytetit te Vlores do te gjeni mbi tre kandidate ne sejcilen qe ta qeverisin Vloren.Por kujdes!Kuadrot qe dalin andej nga ato ane nuk jane dele,dhe ju mbeten qeveritareve si bomba neper kembe.Kjo eshte arsyeja qe edhe perberja e deputeteve te atij rrethi eshte e tille qe asnje nuk eshte vlonjat me rrenje e me dege, apo me banim nga ajo ane.Kam parasysh Astrit Patozin dhe te tjere nga te dy anet e politikes.Kushdo tjeter qe do te vendoset si kandidat nga jashte Vlores, per te qeverisur ate qytet, nuk e do ate qytet me shume se ata qe ju ka “bere koka deng” atje.Tjeter gje jane dallaverat.Kjo eshte e verteta per mua.

    Reply to this comment
  28. Zogu February 6, 20:55

    Me pelqen qe me mirekuptuat disa prej jush o komentuesit e Dites,por nuk e fsheh dot qe me behet zemra mal qe me sulmojne ca gjoja rilindas. Qe ta dini o shoke,si shume prej jush edhe une per PS votova megjithese e dija qe PS nuk egziston. Rendesi kishte qe BISHES i thyem dhembet dhe ja lame ne dore ketij brekdhjerit Edi qe ti rruante bishti. Po pse mor legen burre vetem me te njerezit e tu behesh ‘trim’ ti ? Pak ka nga PD per ti kalbur brgjeve mor frikacak..? Shpetoi Imami,shpetoi Bode,shpetuan te tere se sa per Berishen as une nuk ta kerkoj se ku ke bythe ti per ate pune ! Po ky Xhelali i Kamzes ku eshte? Ha,pi,…. Dhe gjemb ne kembe si hyri. Kur e mendoj,fundja edhe ti ke qene nja 10 vite kryetar bashkie mor legen dhe dihen bemat e tua ? Qe ta mbyll per sonte, Shpitim Gjiken jo vetem ne burg ta fusni por edhe pushkatojeni po deshet,ama sapunin per djathe nuk e ha me njeri !! Kjo eshte vetem lufte per pushtet brenda PS dhe ju qe e filluat te paret do ja ndjeni lezetin te paret. Thote nje fjale e vjeter se burgu per Burra eshte dhe mendohuni mire se nuk me dukeni nga ai soj qe mund ta mbani burgun. Kjo loje qe u hap nuk do te kete nje hapy end. Mjere Socialistet dhe gjithe ata qe besuan tek Edi Rama. Tung

    Reply to this comment
    • ali asllani February 6, 23:22

      Zogu e ke shum mire ..po duken bathet e priftit.I vetmi qytet qe ja kan pas friken politikanet qysh ne 1920 e deri te 97 e Saliut. Edi don ta kthej Vloren nji qytet pa krye si SHkodra qe beri Saliu duke vene nji torollake si Jozi.Reforma teritorjale i jep shum pushtet dhe teritor kryetarit te ardhshem,keshtu qe GJIKA DO TU KTHENTE NE NJI PERSON TE PAKONTROLLUESHEM per Edin dhe himarjotin.Partia do vej noj buz kuqe ose zabit ,dylber ,qe ti sherbei me besnikeri ..

      Reply to this comment
  29. Asnjeanesi February 6, 21:50

    Ti Zogu , je nje koker genjeshtari , mashtruesi e ngatrestari , qe nuk e ke shokun . Se pari , beji kritikat e mospelqimet e tua per cilindo , kjo eshte e drejta jote . Po pse more pseudo socialist , qe na paske votuar PS-ne , ofendon si rrugaç e alabak Kryeministrin ? Nuk gjen dot fjale normale per te shprehur mosaprovimin tend ? Se dyti , ne cilen demokraci e shtet normal , arestimet , apo urrdhrat per arrestim , i dhenka Kryeministri ? ( perjashto ketu nje ish kryeminister anormal e armik te popullit te tij , si ai qe kishim me pare ) . Po edhe sikur Rama te fute hundet ku nuk i takon , cilit prokurori mund t’i jape urdher Rama , Llalles , i emeruar nga qoftelargu qe theu qafen ? Drejtesia shqiptare , eshte ne dore te Presidentit te Republikes , Kryeprokurorit , KLD-se , Kryetarit te Gjykates Kushtetuese , Kryetarit te Gjykates se Larte , te gjithe te emeruar nga Sali Berisha dhe qe nuk ka asnje ligj kushtetues qe Kryeministri i sotshem t’i zevendesoje , pra , nuk ka çfare t’i beje asnjerit prej tyre , derisa te kene mandatin ; po keshtu , tere prokuroret e gjykatesit e rretheve , jane te emeruar dhe levizen sipas qefit te strukturave te mesiperme , ku Qeveria eshte plotesisht jashte loje . Tani , me thuaj , more kapadai e pordheshites , ku jane gabimet e Qeverise dhe te Rames personalisht , qe ti e ofendon me fjale rrugaçi ? Te te vije turp . qe perdor ate fjalor kunder Kryeministrit te vendit tend , qe eshte bere Kryeminister , jo me vrasje , mashtrime e vjedhje votash , por i votuar nga dy te tretat e shqiptareve dhe ti goje shthurur e mendjemykur , me fjalet e qelbura qe perdor kunder Kryeministrit , ke ofenduar miliona shqiptare . Turp te kesh !

    Reply to this comment
    • LORA February 6, 22:46

      Qenka helmuar banda shqup-se per prangosjen e morracakut te Terbacit,,,,,gje qe eshte deshmia me e thekshme e bashkepunimit dhe klientelizmit mafioz te sh.gjikes
      me banden kusaro-bandite te dr.mortjes.Shume drejt qe u fillua nga shpeto morracaku,,,,,shenje mbrothesie,,,,,rradha vazhdon.

      Reply to this comment
    • ali asllani February 6, 23:28

      TI qenke vertet per kryetar or mik ,e benke per zabit .keshtu i do partia njerzit te devotshem ,qaf della e kok katror e hun lesha qe mos vjedhi asnji…

      Reply to this comment
    • ada February 7, 09:46

      Zogu me komentin e tij me duket si nje skifter mbi Vlore, kurse ti moj Asnjanesi me siguri je nje nga bretkockat e Rames. Sa shume na qenke merzitur moj xhane se te “shame” kryeministrin dhe ti hop me vrap dole ti besh avokaturen. Ik moj shporru nga komentet on line dhe shtroju punes, se me siguri pagen e merr nga taksat tona, buxhetore ordinere.

      Reply to this comment
  30. Dike Mullai thote- February 6, 22:16

    Vend i Cudirave!!! Prokuroria (Llalla) po merret me KECA, duke lene ne Harese DESHET e Korrupsit me Gerdecin, Rrugen e Kombit, Shitjen e Hapsires Detare JON, 21 Janarin… Berisha, Bode, Basha ligjerojne! I thone nje fjale:- ‘Thuaje sa s’ta kam thene moj Dobic-MADHE !!!

    Reply to this comment
  31. Turi February 6, 23:03

    O ju popull idjot shifni hallet tuaja dhe boll u moret me fatkeqsin e te tjerve . Keta njerz te shkret jan ber kurban i kesaj qeverie qe do te mbuloj pislleqet e veta.

    Reply to this comment
  32. Arti February 7, 00:27

    Ky mbrojtesi i 3 ne te djathte eshte bashkshorti i mjekes te Psiqatrise qe u kap nga Fiksi per mitmarrje, i lepin bythen Gjikes se shpetoi hajduten imorale nga hekurat.

    Reply to this comment
  33. Arti February 7, 00:31

    Ky mbrojtesi I 3 ne te djathte eshte bashkshorti I mjekes te Psiqatrise ne Vlore, asaj qe u kap nga Fiksi per mitmarrje dhe i lepin bythen Gjikes se i shpetoi gruan nga hekurat

    Reply to this comment
  34. Flamurtari February 7, 09:00

    Te gjithe politikanet shqiptare jane hajdute

    Si vlonjat qe jam, nuk me vjen aspak keq per Shpetim Gjiken. Le te denohet nëse i takon dhe i gjenden fakte nga gjykata.
    Por, si Gjika jane edhe: Berisha, Basha, Imami, Bode, Ruli, Mziu, Rama, Meta, Nishani dhe pothuajse te gjithe ish qeveritaret apo qeveritaret e sotem. Po keta kur do te arrestohen? Keta politikane kane 25 vjet qe vjedhin dhe vrasin kete popull, e nuk i ka hyre nje gjemb ne kembe. Ka ardhur koha, qe shqiptaret duhet te dallojne te vertetën. Mos te behen sahanlepires vetem per nje cope rroge.

    Reply to this comment
  35. POPULLI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! February 7, 10:39

    ME KETE RAST TE RIHAPET EDHE PROCESI I VJEDHJEVE TE MEPARSHME QE GJIKA I “MBYLLI ME SUKSES”…………………………………????!

    Reply to this comment
  36. Damiano Damiani February 7, 20:58

    Arrestimi nuk ka kurrfare lidhjeje me permbytjet. Kush e pohon kete eshte, ne rastin me te mire, nje injorant. Permbytjet nuk kane kurrfare lidhjeje me qeverine aktuale. Me qeverine lidhet vetem menyra se si e trajton situaten e krijuar. Deri tani nuk duket se ka mostrajtim korrekt te situates. Nga ana tjeter, disa lexues ketu duhet te dine se prokurori Troci eshte thellesisht partiak i djathte dhe s’ka lidhje me Ramen. Ceshtja duhet shtruar: Eshte fajtor apo i pafajshem Gjika? Te tjerat jane perralla katundi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*