Arrestohet ‘ndjekësi’ i Jennifer Lawrence

Redaksia Online May 29, 2013 10:13

Arrestohet ‘ndjekësi’ i Jennifer Lawrence

Njeriu i cili akuzohej se kishte përcjell aktoren e filmit “The Hunger Games”, Jennifer Lawrence dhe familjen e saj, është arrestuar nën akuzën për cenim të privatësisë dhe përgjim të telefonit mobil.

Muajin e kaluar Zhao Han Cong nga Vankuveri i Kanadasë, ishte shoqëruar në polici pasi Lawrence ishte ankuar se po i dërgon mesazhe telefonike dhe e-mail duke pretenduar se është mashkulli i ëndrrave të saj.

Ndërkaq, miqtë e ngushtë të aktores kanë deklaruar para gazetarëve se Jennifer ende po frikohet për sigurinë e saj dhe të familjes, edhe pse Zhao tashmë qëndron prapa grilave.

Redaksia Online May 29, 2013 10:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*