Arrestohet në Rinas vrasësi i policit, udhëtonte prej vitesh me mbiemër të ndryshuar

August 15, 2015 08:34

Arrestohet në Rinas vrasësi i policit, udhëtonte prej vitesh me mbiemër të ndryshuar

Policia ka arrestuar në Rinas shtetasin Besnik Coka, i cili në vitin 1997 ka vrarë nje efektiv policie.

Besnik Coka, 45 vjeç, nga Kukësi dhe banues në Tiranë dispononte dokumenta me emrin kosovar Besnik Morina, i datelindjes 10.07.1975 dhe po udhetonte ne drejtim te Anglise ne momentin e kapjes ne aeroportin e Rinasit.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga specialistët për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit u organizua operacioni në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas.

Në momentin e përpunimit të dokumentacionit në Rinas për të dalë jashtë shtetit ky shtetas është prangosur nga efektivët e policisë.

Coka ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber më 26 janar 2011 e ka denuar me 25 vjet burg per vepren penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje te armeve luftarake” te kryera ne bashkepunim.

Ky shtetas me date 25.08.1997 ne bashkepunim me shtetasit B. L dhe Z.L. kane vrare me arme zjarri punonjesin e policise Miftar Krrashi, ne fshatin Arras, rrethi Diber.

August 15, 2015 08:34
Komento

3 Komente

  1. mali me bore August 15, 12:03

    Saimiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiir !
    Kriminelat ne BURG, SAIMIR!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. Tomorri August 15, 12:34

    Ne se do te uroja me gjithe shpirt,kete urim do tja u çoja forcave te rendit qe kane me dy vjet qe po bejn enje pune te shkelqyer kunder kremineleve qe per fat te keq ne shqiperi jane shumuare per kete periudhe prej 23 vjetesh.
    Me vjen keq se pjesa me e madhe e ketyre kremineleve jane genjyere nga prapaganda shume e çfrenuare qe eshte bere nga bandat e kreminelit Sali dhe tani e pesojne mjeranet,kur atij akom nuk i ka hyre gjemb ne kembe,

    BRAVO POLICIA E SHTETIT LIGJOR ,BRAVO DJEMA.

    Reply to this comment
  3. Xhikja August 15, 14:01

    25 vjet per vrasje me paramendim ne bashkepunim kunder uniformes se shtetit…jane hic gje,ketij ti hiqen dhembet me dare..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim