Arrestohet në Bruksel terroristi më i kërkuar i botës

March 18, 2016 18:13

Arrestohet në Bruksel terroristi më i kërkuar i botës

Salah Abdeslam, një prej autorëve të atentateve të Parisit 13 nëntorin e shkuar dhe terroristi më i kërkuar në Europë, është arrestuar sot në Bruksel.

Forcat speciale të Policisë Federale belge nisën sot pasdite një mega-operacion në lagjen Molenbeek të kryeqytetit, për të kapur Abdeslam, operacion që përfundoi me sukses. Terroristi dhe një bashkëpunëtori i tij u plagosën dhe më pas u arrestuan.

“E kapëm”, shkroi në llogarinë e tij në Twitter Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Migrimin, Theo Francken.

Rreth orës 17:00 të pasdites disa shpërthime janë dëgjuar në afërsi të Rue de Quatre –Vents dhe pak minuta më pas kryeministri belg braktisi me nxitim mbledhjen e Këshillit Europian, për të ndjekur nga zyra e tij detajet e hetimit.

Ai ka thirrur në një takim urgjent, kabinetin e emergjencës, ku ishte i pranishëm edhe presidenti francez François Hollande, i cili ndodhet në Bruksel për samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së.

Operacioni nisi vetëm disa orë pasi Prokuroria Federale konfirmoi se u gjetën gjurmë të ADN-së dhe shenjat e gishtave të Abdeslam në një gotë uji në një apartament në lagjen Forest, në perëndim të qytetit ku gjatë një operacioni të së martës mbeti i vrarë një xhihadist.

Sipas burimeve të cituara nga “La Derniere Heure”, Abdeslam dhe bashkëpunëtori i tij janë lokalizuar falë një telefonate që ata i bënë një personi të tretë që ishte nën përgjim, i cili i la takim në Rue de Quatre Vents.

Këtë javë janë realizuar disa operacione në Bruksel, në Jette dhe në Forest.

Të martën u arrestuan vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui, 27 dhe 30 vjeç, të dy të lidhur me krimin e organizuar. Për më tepër Prokuroria belge konfirmoi se i dyshuari i vrarë në operacionin e të martës ishte me origjinë argjeliane.

Në Paris u arrestuan gjithashtu katër persona që mendohet se po planifikonin atentate në kryeqytetin francez. Operacionet policore janë në kuadër të hetimeve të sulmeve të nëntorit që kanë 130 të vdekur.

Salah Abdeslam, i dyshuar për pjesëmarrje në atentatet terroriste në Francë jetonte në lagjen belge të Molenbekut dhe punonte në metronë e Brukselit.

 

1 2 2-198 3 4 5

March 18, 2016 18:13
Komento

2 Komente

  1. Benoni March 18, 19:50

    Molenbeek ne Bruksel ku policia me zor futet nga Salahet qe kane ardhur nder vite ” per jete me te mire “, ashtu si gjithe Europa e mbushur me Salah ( Saleh, nje mut jane ), nga zelli per Salah e plakes Berlinit qe shpejt do dalin nga radhet e klandestineve e do ta SALAHzojne Europen me terror, te vetmen gje qe bejne si profesion.

    Reply to this comment
  2. Para Laci March 19, 13:10

    Ta varin per koqesh kurven

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*