Arrestohet në Elbasan i dënuari në Turqi për trafik droge

June 26, 2018 10:29

Arrestohet në Elbasan i dënuari në Turqi për trafik droge

Policia e Elbasanit ka arrestuar për llogari të drejtësisë turke një 58-vjeçar të dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”.

Autoritetet gjyqësore turke kanë dërguar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan një letërporosi, me qëllim kapjen dhe transferimin e shtetasit Agron Metaj, banues në lagjen “Haxhias”.

Metajt i ka mbetur për të kryer në Turqi dhe 5 vjet e 4 muaj burg.

s.a/dita

June 26, 2018 10:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*