Arrestohet në flagrancë duke vjedhur 41–vjeçarja

February 28, 2016 12:47

Arrestohet në flagrancë duke vjedhur 41–vjeçarja

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetase pasi u kap në flagrancë në rrugën e “Dibrës” duke vjedhur  çantën e shtetases A,P 30 – vjeç. Ajo quhet Rozalina Konomi 41 – vjeç, banuese në Fier dhe rezidente në Hollandë. E ndaluara është përgjegjëse edhe për 5 vjedhje të tjera. Nga hetimet dyshohet se ajo ka kryer  vjedhjet e mëposhtme:

1.Më datë 17.02.2015, dyshohet se ka vjedhur  çantën e shtetases Sh.B, ndodhur në rrugën “Mine Peza”.

2.Më datë 20.02.2016, ku është vjedhur çanta e  shtetases B.N, ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”.

3.Më datë 26.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases K.N, ndodhur në rrugën “Ded Gjo Luli”.

4.Më datë 27.02.2016, ku është  vjedhur çanta e shtetases M.L, ndodhur tek “Tregu Çam”.

5.Më datë 27.02.2016, ku është  vjedhur  portofoli i shtetases E.C, ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Nga informacionet mësohet se e dyshuara i kryente vjedhjet kryesisht nëpër butiqe rrobash, në momentin që klinentët futeshin në dyqane dhe e linin çantën diku, ajo vidhte portofolin ose çantën dhe largohej. Mbi 41 – vjeçaren rëndon vepra penale e “Vjedhjes”.

February 28, 2016 12:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*