Arrestohet në Shqipëri terroristi rus, pjesë e ISIS që prej 2013

July 12, 2019 09:09

Arrestohet në Shqipëri terroristi rus, pjesë e ISIS që prej 2013

Një 34-vjeçar nga Rusia, pjesë e ISIS që prej vitit 2013, është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Në pranga ka rënë Rasul Mislaev  34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, i cili rreth një vit më parë kishte mbërritur në Shqipëri si emigrant i paligjshëm.

Mislaev  ka hyrë ilegalisht nga Greqia ku është kapur në Kakavijë. Që nga ajo kohë, ai është mbajtur në Karrec , qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm dhe kanë nisur hetimet për të mësuar qëllimet e ardhjes së tij në Shqipëri, lidhjet që mund të ketë pasur me persona të caktuara dhe identifikimin e plotë të këtij grupi, pasi që në fillim ishte i dyshuar si terrorist.

Që nga qershori  vitit 2013, 34-vjeçari ishte larguar nga Rusia për në Siri, për t’iu bashkuar grupimit ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Hetimet për rusin kanë zgjatuar prej disa muajsh, ku dhe ishte në kërkim nga Interpol Moska pasi me vendim penal që mban datën 8 korrik 2015 është lëshuar urdhër – arresti. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.

34-vjeçari do të ekstradohet në Rusi, ku dhe do të kryejë dënimin.

j.l./ dita

July 12, 2019 09:09
Komento

3 Komente

  1. Kuq e zi July 12, 12:48

    Cdo arrestim te shqiptareve u publikoni jo vetem emer,mbiemer por dhe halla e daja kurse ky na del me iniciale dhe pa foto
    Mund te jete dhe falls si lajm

    Reply to this comment
  2. Kuq e zi July 12, 12:55

    Rasul mislaev thone gazetat e tjera
    Apo po mbroni dike qe e priste ne shqiperi
    Perditsoni artikullin

    Reply to this comment
  3. Mark U.K July 12, 13:52

    Ka gjetur terrine qekur erdhen komunistet e rinje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?