Arrestohet në Tiranë vrasësi i dyfishtë nga Ohri

February 13, 2015 10:10

Arrestohet në Tiranë vrasësi i dyfishtë nga Ohri

Policia e Tiranës ka arrestuar një të dyshuar për vrasje të dyfishtë në Ohër të Maqedonisë

Ai është 31- vjeçari Bojan Petreski.

Ai akuzohet se më 22 gusht të vitit të kaluar vrau me armë zjarri pronarin e lokalit “Imperator”, Vasil Risteski dhe mikun e tij, Romeo Gjuzelovski.

Pas gjashtë muajsh arratisje, është mësuar se ai po qëndronte në Shqipëri.

Ndaj tij ishte shpallur fletë- arrest ndërkombëtar.

Vrasja e dyfishtë ndodhi më 22 gusht të vitit të kaluar, pas një zënke verbale, e cila u përshkallëzua deri në atë masë sa Bojan Petreski nxori armën e tij dhe qëlloi në drejtim të viktimave.

Petreski do të ekstradohet drejt Maqedonisë, raporton INA.

February 13, 2015 10:10
Komento

1 Koment

  1. isi February 13, 10:23

    Po ju s`po arrestoni vrasesit e Santos,paska ngel puna te arrestoni vrasesit e botes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*