Arrestohet nënkomisari, premtoi se do mbyllte një çështje me ryshfet

October 7, 2013 19:08

Arrestohet nënkomisari, premtoi se do mbyllte një çështje me ryshfet

112Para nën dorë dhe çështja në polici mbyllet. Këtë premtim dha një nënkomisari i Komisariatit të qytetit të Pogradecit, premtim që i kushtoi një palë pranga dhe detyrën me rëndësi që gëzonte.

NënKomisar Agustin Cinari, specialist i hetimit dhe parandalimit të krimit në Komisariatin e Pogradecit është arrestuar sot pasdite me akuzën e Korrupsionit. Ai i kishte kërkuar lekë një personi, duke i premtuar atij se do t’i mbyllte një çështje që kishte të hapur. SHKB organizoi operacionin për kapjen e tij në flagrancë, në çastin që nënkomisari ishte duke marrë lekët.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm vuri në pranga Nënkomisarin e policisë së Pogradecit mbi të cilin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe mitmarrjes.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./BW

October 7, 2013 19:08
Komento

3 Komente

  1. Babai i vertete i Dardanit October 7, 20:38

    Hetoni shefin e qarkullimit te Pogradecit! Personazh i papare.

    Reply to this comment
  2. barba October 8, 07:32

    Keshtu luftohet korrupsioni

    Reply to this comment
  3. MARKO October 8, 18:23

    Ka raste te tilla me qillo, ne gjithe Komisariatet, si i thone andej nga Korça e Poradeci.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*