Arrestohet një 34-vjeçar në kërkim ndërkombëtar

February 23, 2016 13:36

Arrestohet një 34-vjeçar në kërkim ndërkombëtar

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar sot nga policia në rrethin e Matit.

Edmond Liçi, 34 vjeç, banues në Burrel është ndaluar nga uniformat blu, sepse ndaj tij, Gjykata e Apelit në Milano, Itali, ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike”.

Ndalimi i Liçit, është bërë për qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku ai rezulton i dënuar me 10 vite burgim.

February 23, 2016 13:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*