Arrestohet një zyrtar i lartë i PD, mbante pistoletë me silenciator

February 26, 2018 15:01

Arrestohet një zyrtar i lartë i PD, mbante pistoletë me silenciator

Ditën e sotme është vënë në pranga nënkryetari i Këshillit të Qarkut të PD, pasi është kapur me një armë zjarri tip pistoletë silenciator.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, mbajtur për votimin e projektligjit të vetingut në Policinë e Shtetit.

“Një krim i rëndomtë ndodhi dje në Malësi të Madhe, ku kreu i PS në Kelmend plagosi me armë fqinjin e tij, sikurse sot u arrestua nënkryetari i Këshillit të Qarkut të PD me armë zjarri, pistoletë me silenciator. Krimi nuk ka flamur, nuk është i majtë ose i djathtë, duhet të luftohet bashkë, por nuk luftohet krimi duke prodhuar raporte që nuk ekzistojnë kurrë”, u shpreh Balla.

s.a/dita

 

February 26, 2018 15:01
Komento

8 Komente

  1. Kris 1 February 26, 15:29

    Rezultati .Barazim i menjehereshem i rilindjes ne fushen e kundershtarit.

    Reply to this comment
  2. ??? February 26, 15:47

    “Këshillit të Qarkut të PD” – pse PD qark eshte? Mund te thuhej nje nenkryetar qarku ne PD, po nejse gjuha Shqipe nuk ka rendesi.

    Reply to this comment
  3. Stela February 26, 16:49

    A mund te gjendet ndonje socialist ( jo rilindas) qe ndjehet i perfaqesuar nga Balla?
    Ju lutem jo familjaret e tij.

    Reply to this comment
  4. perkthyesi February 26, 19:06

    Po emer a ka ky person, apo e mbani anonim?

    Reply to this comment
  5. Jimi February 26, 19:17

    Komprementues nuk eshte me shume fakti qe mbante arme pa leje, por me shume e rendon fakti i mbajtjes se silenciatorit, i cili sic dihet eshte nje mjet i domosdoshem qe rendom perdoret nga grupet mafioze.

    Reply to this comment
  6. kerri February 26, 21:23

    Ato pune i di stela qe qendron mbi tela.

    Reply to this comment
  7. demo February 26, 23:44

    Po kushedi kush e kercenon?Ka qe mbajne arme edhe nga halli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*