Arrestohet oficeri i policisë, përndiqte 24-vjeçaren

June 15, 2016 16:24

Arrestohet oficeri i policisë, përndiqte 24-vjeçaren

Arrestohet nga SHÇBA, oficeri i Patrullës së Përgjithshme në Tiranë. Strukturat e Drejtorisë së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) Durrës, ekzekutuan sot në ora 14:00 vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, që kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për punonjësin e policisë, Lumian Meta.

Hetimi u krye nga Prokuroria në bazë të materialit të referuar nga sektori i SHÇBA-së Durrës, që kishte marrë një kallëzim nga shtetasja S.B. për kryerjen e veprës penale të “Përndjekjes”. Ajo kishte denoncuar se 24-vjeçari, e përndiqte prej disa kohësh.

Lumian Meta ishte me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë nr.1, në Tiranë.

June 15, 2016 16:24
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi June 16, 09:51

    24 vjecar dhe oficer i Patrulles se Pergjitheshme? Shikojeni dhe nje here mire mos eshte lapsius, se ne kete moshe nuk e besoj te kete kete pergjegjesi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim