Arrestohet për herë të dhjetë burri në Bulqizë, arsyeja…

July 14, 2018 19:46

Arrestohet për herë të dhjetë burri në Bulqizë, arsyeja…

Një 37-vjeçar është arrestuar për herë të dhjetë në Bulqizë, për shkak të dhunës që ka ushtruar sistematikisht ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Zaim Xhafa, banues në lagjen “Minatori”.

Ndërsa e dhunuara mësohet se është shtetasja B.Xhafa, 33 vjeç.

Kryefamiljari mendohet se ushtronte dhunë psikologjike e fizike ndaj bashkëshortes së tij për shkak të alkoolit që konsumonte dhe gjendjes ekonomike.

Xhafaj është arrestuar për të dhjetën herë, pasi sa herë është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, ai ka deklaruar pendesë dhe është lënë i lirë me masën “detyrim paraqitje”.

s.a/dita

 

July 14, 2018 19:46
Komento

2 Komente

  1. musa July 15, 08:20

    Ama burrë se jo mahi !

    Reply to this comment
  2. Jimi July 15, 12:28

    E c’u be se arrestohet per here te 11, apo 12 ?C’u be nje me shum apo nje me pak?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim