Arrestohet për korrupsion ish-përgjegjësi i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë

December 11, 2015 09:14

Arrestohet për korrupsion ish-përgjegjësi i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë

Ish-përgjegjësi i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë ka përfunduar në prangat e policisë. Luan Bejko, 61-vjeç, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite burg e 900 000  lekë gjobë për veprat penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

“Sqarojmë se ky shtetas, kur ka qenë me detyrë përgjegjës në Drejtorinë e Shëndetit Publik Korçë, në vitin 2012 rezulton se, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, e ka shpërdoruar atë, pasi vendoste gjoba tek subjekte të ndryshme, e më pas i anulonte ato, në këmbim të ryshfetit”, sqaron policia lokale. /Dita/

 

December 11, 2015 09:14
Komento

6 Komente

  1. Barboon Bath're December 11, 09:23

    Bejkot Jane Skrapallinj,perhere kelusha te enverizmit qe Jane ne krah te Ilir Metes,babit te tyre shpirteror , kanceri LSI.

    Reply to this comment
  2. Lloji December 11, 09:48

    Me kete ilustrimin qe keni vene dollarin dhe prangat ate e nderoni, kur te dali nga burgu kete foton do ta kete bere poster te madh dhe do tju hapet byshesh komshive dhe shokeve se sa i rendesishem ka qene haha

    Reply to this comment
  3. Beni December 11, 10:00

    A eshte i LSI? Ata kane hyre ne qeveri per te vjedhur. Kete parim kane ata. E kane ne statut, prandaj jane grumbulluar gjithe llumi ne kete particke.

    Reply to this comment
  4. Landi December 11, 15:44

    Ai nuk eshte nga BEJKOT e Skraparit, te cilet jane nje fis shume i nderuar.Ti duhet te jesh nje injorant qe nuk i njeh

    Reply to this comment
  5. Baba Ali Tomorri December 11, 16:51

    Nuk ka rendesi nese eshte apo nuk eshte nga Skrapari. E rendesishme eshte tjetra, qe ky derdemen ka huqet e Like Floririt nga Skrapari, atij qe e frymezon te vjedhe. LSI sic edhe ekemi thene eshte kanceri i ketij vendi.

    Reply to this comment
  6. qiri December 11, 19:44

    Hahaha L. Bejko! Ky eshte nje cope idiot, kloun qe s’merr vesh nga zanati i mjekut, por vetem nga zanati i rryshfetit. Me ne fund ra ne cark, mbasi ka kaluar shume here larg tij qysh me 1994 kur ka filluar ate detyre. Pak qenka denuar!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*