Arrestohet për “shpërdorim detyre” një përmbarues

October 13, 2015 17:01

Arrestohet për “shpërdorim detyre” një përmbarues

Një person është arrestuar nga sektori për korrupsion nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Mësohet se në pranga është vënë 29-vjeçari Juxhin Llanaj, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë Përmbarues Shtetëror në zyrën Përmbarimore Shtetërore Tiranë.

Ndalimi i tij është bërë për faktin se me mosveprim për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës Tiranë, për të cilën është lëshuar urdhër ekzekutimi më datë 22 tetor 2012 me kreditor A.M dhe debitor L. Z, ka sjell pasoja ekonomike ndaj kallëzuesit A.M.

Polica ka nisur hetimet, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë administruar pranë Z.V.R.P.P. në Tiranë të gjitha dokumentacionet përkatëse të të dyshuarit Juxhin Llanaj. Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “ shpërdorimit te detyrës”.

October 13, 2015 17:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*