Arrestohet polici, falsifikonte gjobat

August 10, 2016 17:31

Arrestohet polici, falsifikonte gjobat

Policia ka ndaluar një punonjës të saj në Krujë për shkak se akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ndaluar ditën e sotme inspektorin Zenel Balliu, 57 vjeç, i cili në datë 31 mars 2016 ka plotësuar një procesverbal për shkelje administrative të një mjeti të parkuar gabim

. Më pas këtë fletë të konstatimit, nuk ia ka dorëzuar pronarit të mjetit, por pasi ka fshirë rubrikat, e ka plotësuar për një mjet tjetër dhe për një shkelje tjetër administrative. Pas konstatimit të kësaj shkeljeje të ligjit, SHÇBA ka kryer verifikimet dhe ka ndërmarrë hapat ligjorë në lidhje me çështjen.

Materialet hetimore i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve“ dhe “Shpërdorimit të detyrës” në ngarkim të punonjësit të policisë Zenel Balliu.

August 10, 2016 17:31
Komento

1 Koment

  1. ??? August 10, 17:54

    Pse merret policia me gjoba parkimi nuk e marr vesh. Parkimi ne cdo qytet duhet te jete varesi te bashkise dhe bashkia puneson njerez qe nuk kane fare pune me policine per te gjobitur kedo qe parkon gabim ne territorin e saj. Ne varesi te numrit te gjobave mban dhe vendin e punes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*