Arrestohet “punonjësja e Interpolit” që premtonte viza amerikane kundrejt 8 mijë Eurove

May 7, 2018 12:43

Arrestohet “punonjësja e Interpolit” që premtonte viza amerikane kundrejt 8 mijë Eurove

 

Një grua 48-vjeçare është arrestuar nga Policia e Lezhës për mashtrim.

Shtetësja Pranvera Stojani rezulton se u ka marrë 2 personave 8 mijë dhe 3 mijë euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Kanë qenë dy viktimat e mashtrimit që kanë bërë kallëzim penal ndaj 48-vjeçares, ndërkohë po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

l.h/ dita

May 7, 2018 12:43
Komento

1 Koment

  1. Sa per dijeni May 7, 16:15

    Kjo femer , qe vetem femer nuk mund te jete , a rron ne Shqiperi dhe a e sheh se si po u dridhen gjunjet gjyqtareve , prokuroreve dhe vete politikaneve , me reformen ne drejtesi dhe vetingun ?! Si duket , vetem Enveri i njihte mire kete rrace banditesh dhe u vinte hakut kellirave te tilla , me llumi i ketij trualli !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*